Lulzim Basha 8 maji rikthim i vlerave te qytetareve
Kandidati i mazhorances per kryebashkiak ne Tirane Lulzim Basha zhvilloi dje takime te ndryshme ku perfshiheshin studentet personat me aftesi te kufizuara dhe po keshtu perfaqesues te legalisteve. Ne takimin me legalistet e Ekrem Spahise Lulzim Basha rishprehu angazhimin dhe perkushtimin per tu qendruar ne krye puneve te Tiranes duke i konsideruar ato betejat e tij te vetme. Ta konsiderojme 8 majin pikesepari si rikthim si triumf te vlerave te qytetareve si triumf te vlerave qe na bashkojne si koha kur ne do te ndalojme te tregojme gishtin te faktoret reale apo imagjinare dhe do te marrim pergjegjesite qe na takojne. Ju siguroj se une do ti dal ne balle ketyre puneve do jem ne krye te ketyre puneve dhe betejat e mia te vetme do te jene per qytetaret deklaroi Basha duke u shprehur se ai do ti dilte balle puneve. Po keshtu Lulzim Basha u angazhua per vemendje te vecante per personat me aftesi te kufizuar ne politikat sociale te bashkise. Basha takoi nje perfaqesi te personave me aftesi te kufizuar gjate nje bashkebisedimi qe pati me banore te Kombinatit. Do te kemi nje politike te vecante per personat me aftesi te kufizuar qe te jene sa me te integruar politike qe do te integrohet edhe ne investime do te behen trotuaret do te behen rruget objektet publike do te investohet edhe ne ndihme financiare ju siguroj vecanerisht per persona me aftesi te kufizuar qe jane dhe pensioniste. Qendra sociale do te hapen ne cdo minibashki te pakten te kaloni kohen ditore ata qe nuk kane mundesi te rrine dhe naten u shpreh Basha. Gjate takimit me studentet Basha theksoi se ai do te bente perpjekje maksimale per punesimin e te rinjve ne kryeqytet.