Avokatët kërkojnë kohë, gjyqi i Mlladicit në maj
Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladic, i cili përballet me akuzat për genocid, krime kundër njerëzimit dhe krime që dyshohet të jenë kryer gjatë konfliktit në Bosnjë, do të paraqitet para gjyqit më 14 maj.
Tribunali Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi fillimisht kishte vendosur 27 marsin si datë për fillimin e gjykimit të shumëpritur, por gjykata e OKB-së ka vendosur për shtyrjen, pasi avokatët e Mlladicit kanë kërkuar më shumë kohë për tu përgatitur.
“Kasapi i Bosnjës” akuzohet për krime lufte, që kanë fillin në konfliktin e Bosnjës në vitet 90, përfshirë Masakrën e Srebrenicës ku u vranë 8,000 burra dhe djem myslimanë. Ai është arrestuar në maj të vitit të kaluar.