E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Nënë Tereza, figura e frymëzimit për të gjitha gratë

Dita Ndërkombëtare e Gruas është festuar në Pallatin e Kongreseve në një aktivitet të titulluar Gruaja shqiptare në 100 vjet pavarësi, organizuar nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Në fjalën hapëse, Topalli ka uruar të gjitha femrat shqiptare. Zoti kryeministër, faleminderit që pranuat të jeni këtu sot. Mirënjohje për gruan shqiptare dhe sakrificat e tyre. Para se të vija këtu, nëna ime më porositi të mos ju thoja fjalë të bukura, por fjalë shpirti. Unë kam besuar gjithmonë që nëna ka gjithmonë të drejtë. Sot është 8 marsi, është dita jonë. Kjo ditë është më e veçanta sepse në 100- vjetorin e flamurit kujtojmë me krenari ikonat e trimërisëë nga Teuta dhe Arrgjiroja tek Nënë Tereza. Në këtë jubile ne jetojmë ditë më të mira, jetojmë ditë e lirisë së kombit. Në emrin tuaj dua të shpreh mirënjohjen për gruan shqiptare, për sakrificën e tyre për bukurinë e shpirtit të tyre, tha Topalli.

Ndërsa kryeministri Berisha e ka nisur fjalën e tij me nderimin për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare në ditën e tyre. Përulem me nderim të veçantë para bashkëshortes sime, grave dhe vajzave me të cilat bashkëpunoj çdo ditë, mbarë grave dhe vajzave shqiptare. Nëna është burimi i jetës për çdo komb. Për ne shqiptarët, nëna është arkitektja e identitetit kombëtar. Çfarëdo që pësuam në dheun tonë, ne lindëm shqiptarë dhe vdiqëm shqipatrë falë moralit të grave dhe nënave shqiptare.

100 vjet përpjekje të jashtëzakonshme për liri dhe dinjitet. Në çdo moment në krye të sakrificës kanë qenë gratë dhe nënat shqiptare. Bashkë me qumështin, ato u kanë mëkuar fëmijëve dashurinë e pakufishme për kombin dhe vendin, tha Berisha.

Ai ka inkurajuar gratë të luftojnë më shumë për barazinë gjinore, duke marrë si model figurat femërore shqiptare më të njohura.

Mos e prisni dhuratë rrëzimin e murit të patriarkalizmit, por luftoni vetë. Është ky mur që gjeneron pabarazi e dhunë.

Askush nuk mund të ketë frymëzimin që kanë gratë shqiptare te figura e Nënë Terezës. Kjo grua shtatvogël e shpirtmadhe meritoi titullin më suprem të të gjitha kohërave: Nënë Tereza e mbarë njerëzimit. Le të shërbejë ajo si figura e frymëzimit për ju, tha Berisha.

Sot, 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas  

Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Ajo do të festohet në Shqipëri përmes një sërë aktivitetesh të organizuara nga shoqatat e grave dhe institucionet shtetërore.

8 Marsi u vendos si Dita Ndërkombëtare e Gruas, pas tragjedisë së 25 marsit 1911 në një fabrikë po në Nju Jork, ku zjarri i rënë në një fabrikë ku punonin vetëm gra shkaktoi 146 viktima, shumica e tyre emigrante.

Tragjedia shënoi ditën në të cilën gratë përveçse festojë, edhe protestojnë për të kërkuar më shumë të drejta dhe barazi gjinore në të gjithë botën. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›