E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Wollfarth: Kodi i ri, më shumë shanse grave

Presidenti Topi është takuar sot me kreun e OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth. Takimi, është zhvilluar në presidencë, në kuadër edhe të 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
 

Ndërsa i ka uruar të gjitha grave festën e 8 Marsit, kreu i shtetit ka kërkuar më shumë barazi gjinore dhe më shumë pjesëmarrje të grave në politikë.  Presidenti Topi gjithashtu ka vlerësuar ndihmën e OSBE-së për reformën zgjedhore dhe për promovimin e gruas në politikë.
 

Në lidhje me përfaqësimin e grave në politikë, ambasadori Wollfarth theksoi se kodi zgjedhor i ardhshëm duhet të sigurojë më shumë mundësi për gratë. “Duam të shohim më shumë gra kandidate dhe shumë gra të cilat të fitojnë zgjedhjet e ardhshme. Të ketë shanse të barabarte për gratë e burrat në shoqëri.”theksoi Wollfarth.

Gjithashtu kreu i shtetit theksoi se së bashku me ambasadorin Wollfarth është diskutuar edhe për çështjen e pronave ku sipas tij aktet administrative kanë sjellë konfuzione për pronat

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›