Vlorë, grabitet me armë filiali i një banke, plagoset punonjësi i sigurisë
Një bankë është grabitur me armë pak minuta më parë në qytetin e Vlorës.
Sipas informaconeve paraprake, tre persona të maskuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur një sasi parash nga filiali i një banke në Skelë dhe janë larguar me shpejtësi.
Burime për Shekullin bëjnë të ditur se ka mbetur i plagosur punonjësi i sigurisë së bankës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku po kryen veprimet hetimore. / A. P.
