E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekui: Të drejtat e grave, kyçe për integrimin në BE

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui, ka theksuar sot se të drejtat e grave janë kyçe për integrimin në BE.

Në një aktivitet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Sekui u shpreh se  shoqëria duhet të jetë më e ndjeshme për vështirësitë që hasin gratë çdo ditë. Duke iu drejtuar përfaqësueseve të mediave, Sekui u shpreh se  ato duhet të bëhen zëri i atyre që kanë zë.

Të jesh gazetare në Shqipëri është shumë e vështirë. Jeni në pozicionin që tu jepni zë atyre që nuk munden të kenë zë, që të reflektoni realitetin. Jeni një motor i transformimit dhe ky i fundit është ai që shtyn përpara integrimin. Në këtë vend ka gra në karrierë dhe është në dorën tuaj ta bëni të mundur reflektimin e këtij transformimi duke treguar historitë e tyre, tha ai.

Sekui është ndalur në skanerin e përvitshëm nën të cilin kalon vendi dhe theksoi se në të duhet të shtohet një kapitull për rolin e gruas në media.

Çdo vit ne hartojmë progres-raportin. Do të doja të kisha ndihmën tuaj të shtojmë një kapitull për rolin e grave në media, tha Sekui. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›