Denoncim/ Shalsi:Autoshkalla e Zjarrfikëses përdoret nga zyrtarë për të ngjitur dhe vendosur banderola të PD-së
Eduart Shalsi ka denoncuar përmes rrjetit “Facebook” nëpërmjet fotove nga Berati,” ku autoshkalla e Zjarrfikëses që ligji e parashikon të dalë në raste emergjencash, si rënie zjarri në kate të larta ndërtesash, në qytetin e një mbi një dritareve, përdoret nga zyrtarë të lartë të administratës publike, (militantë të partisë demokratike) për të ngjitur dhe vendosur banderola propagandistike të partisë në pushtet.”
Më tej Shalsi shkruan se , “Një zot e di nëse kanë dalë me leje apo pa leje, por një gjë është qartazi e dukshme, që janë në kundërshti të plotë të ligjit. Trysnia jo thjesht mbi punonjësit e administratës publike, por edhe mbi përdorimin e mjeteve, funksioni i të cilave është krejt ndryshe nga sa po përdoren janë krejt të papranueshme. Kjo është fytyra dhe dëshmia më e qartë e përdorimit të pushtetit për të mbajtur në këmbë me çdo mënyrë dhe mjet një qeveri të dështuar dhe të kalbëzuar.Por nuk do tia dalin më sepse shqiptarët do ti ndëshkojnë këto sjellje me votë masive në 23 qershor!”/A.XH