Rruga e Kombit Dritëhijet e koncensionit miliardësh
Këtë muaj nuk do të shpallet fituesi i tenderit për koncensionin e mirëmbajtjes së rrugës. Konkurrojnë pesë kompani, por emri i fituesitpas sezonit turistik
Nga Bardhi Sejdarasi
Revista JAVA
Nëpër tavolina zyrtarësh duket se po i jepet dora e fundit shkresës që shtyn zyrtarisht shpalljen e fituesit të tenderit ndërkombëtar për marrjen me koncension të Rrugës së Kombit. Sipas dataline, ishte planifikuar të shpallej në qershor. Do të shpallet në tetor. Janë parakualifikuar pesë kompani koncensionare. Rruga e ndërtuar me para të shqiptarëve dhe të tjera të marra borxh duhet të mirëmbahet për të mos degraduar, si kudo në botë. Dhe për këtë, nga dhjetori i një viti më parë dhe deri në 31 maj 2012, IFC, krahu privat i Bankës Botërore, së bashku me autoritetet që e kontraktuan kanë qënë vigjilentë për të zhvilluar një tendër miliona eurosh. Në të mirë të shqiptarëve dhe të kosovarëve, si përdoruesit më potencialë të rrugës, por edhe paguesit më të mëdhenj të rrugës. Nuk ka shifra zyrtare dhe autoritetet janë shumë të trembur kur iu kërkon të dhëna për këtë superudhë. Por nuk janë më pak se 2 miliardë euro që janë duke u përdorur në të dy anët e kufirit të rrugës patriotike për të dalë në Serbi. Duke paguar, vetëm për anën shqiptare nja 40 milionë euro si interesa të borxhit të marrë dhe nuk dihet se sa miliona të tilla mund të kenë nevojë të paguajnë kosovarët kur rruga të jetë fiollë, pra e përfunduar sipas projektit të amerikano-turqve, ose anasjelltas.
Hesapet dhe meselenë e tyre, siç thuhet në turqisht e kanë mbyllur me kohë këta ekspertët e IFC, ose Koorporatës Financiare Ndërkombëtare, të cilët ia kanë mbushur kokën tashmë edhe qeverisë shqiptare se kjo është zgjidhja më e mirë, pra koncensioni. Doemos! Dhe duhet thënë më mirë vonë se kurrë, por ka edhe rrugë të tjera, që IFC duhet ti thoshte. Njëra rrugë është ajo që ka vite që flitet, por nuk realizohet, pra krijimi i Fondit Kombëtar të Rrugëve, që nevojitet pikërisht për nisma të tilla si ajo për autostradën A1. Një tjetër rrugë është që taksat që shqiptarët paguajnë sot në tollonin e karburantit të mos shkojnë në thesin e madh të buxhetit, kur zor se merren vesh se kur e për çfarë përdoren, por pikërisht në rrugë, në mirëmbajtje, në investim të ri e kështu me rradhë. As kjo nuk ka ndodhur! IFC me një të rënë të lapsit ka thënë se shqiptarët mund të paguajnë jo më pak se 5 euro për veturat e tyre dhe 7 euro për makinat e rënda për çdo çekim të traut të tunelit të Thirës! Se si doli kjo taksë askush nuk mund ta thotë shkoqur. Po ajo do të mbetet me sa duket e tillë, sepse askush nuk e ka kundërshtuar ende (mbase ngaqë nuk e dinë tamam) dhe se qeveria nuk ka ndonjë arsye për ta kundërshtuar. Kompania koncensionare duket se mbi këtë qitap llogarish ka punuar! Ajo pret tetorin, kur do të marrë kartabiankën e fituesit! Prej atëhere shqiptarët, kosovarët dhe bujtësit e tyre do të fusin dorën në xhep. OK!
Kjo është njëra anë e medaljes dhe duhet të presim fituesin, që flitet se do të mësohet jo më vonë se fundi i vitit!
Ana tjetër e medaljes
Nuk është se shqiptarët dhe kosovarët vetëm humbasin nga udha e kombit! Në asnjë mënyrë: ata edhe fitojnë dhe madje kanë fituar. Zyrtarët nuk i llogarisin dot me shifra konkrete fitimet e rrugës së kombit, por nuk pranojnë kurrsesi se humbasin nga kjo rrugë. Nuk e tregojnë metodologjinë e fitimit! Dakort që fluksi i mjeteve është rritur, shumëfishuar etj, etj. Por deri më sot mjetet nuk paguajnë asnjë kacidhe. Sepse nuk ka ende TRA! Kur të vendoset trau, normal që do të ketë të ardhura dhe ato mund të llogariten. IFC thotë në studim se do të jenë në rritje. Nëse sot qarkullojnë 4600 makina mesatarisht në ditë, herë 7,5 euro taksa mesatare, herë 365 ditë që ka viti, herë 35 vjet që është koncensioni del një shumë e majme eurosh jo më pak se 440 milionë euro. Por le të mos jenë kaq! Nëse rruga është projektuar për një fluks mesatar prej rreth 12.000 makinash në ditë, kjo shumë e taksave del pothuajse sa kosto e rrugës në total! Kush koncensionar do ta ketë këtë fat të madh!? Që do të investojë, sipas IFC, qameti 80 milionë euro?! Po ama do ti raportojë qeverisë së rradhës se mjetet janë rritur e janë rritur po aq shumë sa i ka projektuar TecnoProjekt! Gjithsesi kjo aritmetikë është me sikur.
Aritmetika e vërtetë
Është kjo e sotmja. Ka 4600 makina në ditë që nuk paguajnë. Ka një fluks në rritje të mjeteve që udhëtojnë në drejtim të të dy shteteve dhe më gjerë që kanë rritur shkëmbimet tregtare dhe kanë sjellë doemos më shumë të hyra fiskale në buxhetet e Shqipërisë dhe të Kosovës. Të dhënat janë të përgjithshme, por mund të qëmtosh për të bërë analizën. Aktualisht volumi i trafikut të mjeteve të rënda llogaritet rreth 15 për qind e totalit, me një rritje të sigurt me mbi 8% në vit, deklarojnë zyrtarët e DPRR. Vihet re një tendencë rritjeje trafiku për transportin e mallrave me Kosovën, dhe kjo është e pritshme po të kemi parasysh që me Kosovën Shqipëria ka një volum total shkëmbimi prej rreth 50 milionë eurosh në vit. Më në përgjithësi:
Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë kanë shënuar rritje progresive si në terma relative, ashtu edhe absolute. Shkalla e hapjes së ekonomisë në vitin 2011 arriti në rreth 50 për qind nga 38 për qind që ishte një dekadë më parë. Karakteristikë pozitive e ekonomisë është se eksportet shqiptare janë rritur me ritme më të shpejta se sa importet. Kështu, eksportet u rritën mesatarisht 57 për qind në vitin 2010 dhe vazhduan trendin e tyre rritës dhe në vitin 2011 duke qenë 22.7 për qind më të larta se një vit më parë. Ajo që na intereson në këtë shkrim ka të bëjë me CEFTA, marrëveshje e tregtisë rajonale. Tregtia me vendet CEFTA, megjithëse vazhdon të jetë me bilanc negativ, ka dhënë sinjale shumë pozitive për mundësitë në rritje për shkëmbime tregtare në rajon. Pesha që zë tregtia me vendet CEFTA po rritet në mënyrë të vazhdueshme. Kështu, tregtia me vendet CEFTA përbën sot rreth 10 për qind të tregtisë totale të Shqipërisë nga vetëm rreth 2.4 për qind që ishte përpara fillimit të procesit të liberalizmit të tregtisë në rajon.
Dhe kjo nuk mund të mos lidhet me Udhën e Kombit. Ja sepse: Sipas ACIT (Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare) thotë se në 2011 eksportet më Kosovën ishin 7 % më të larta, me Maqedoninë dhe Serbinë 2 % dhe të njëjta me Bosnjë-Herzegovinën. Po janë rritur edhe importet. Po shënojmë ato që pretendohet se vijnë nëpërmjet rrugës së Kombit:Serbia shënon 4 % rritje të importeve nga Shqipëria, përshembull. Por edhe total ii volumit tregtar mes Shqipërisë dhe vendeve të rajonit është rritur 10 % në 2011, krahasuar me 2010, një trend që pothuajse nuk ndryshon që nga 2008. Shifrat me Kosovën janë interesante. Ka një rritje të volumit tregtar prej mbi 40 % krahasuar me një vit më parë. 50 % të kësaj e përbëjnë eksportet shqiptare drejt vëllezërve kosovarë, 19 % e përbëjnë importet ton