E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimet e Ministrave te Financave ne Bruksel

Ministrat e Financave të Bashkimit Europian të mbledhur në Bruksel, pas dhënies së dritës jeshile për paketën e ndihmës për Greqinë kanë rënë dakord nder te tjera se për këtë vit Spanja duhet të reduktojë më shumë se 5 miliardë euro bilancin e 2012-ës. Ndërsa qeveria spanjolle ka llogaritur se do të arrijë në uljen e deficitit në 5,8%, Brukseli i kërkon të bëjë edhe një përpjekje më të madhe duke e reduktuar atë edhe me 0,5% më shumë. Presidenti i Eurogrupit, Jean Claude Juncker ka deklaruar se i kërkon Madridit të korrigjojë deficitin e zgjeruar buxhetor duke parashikuar një përpjekje më të madhe duke e ulur atë edhe me 0,5% të PBB më shumë se sa është njoftuar më parë nga autoritetet spanjolle. Për qeverinë e partisë popullore të Mariano Rajoy ky është një lajm jo i mirë, por për disa prej vendeve anëtare të BE, marrëveshja e arritur në takim është një mundësi shumë e mirë, që ashtu sikurse Holanda dhe Belgjika janë duke u përballur me masa të forta për të respektuar angazhimet e marra. Gjithashtu ministrat e Financave të BE kanë vendosur t’i bllokojnë Hungarisë fondin prej 495 milionë eurosh të akorduar për uljen e deficitit të lartë publik. Kjo është masa e parë e këtij lloji e aplikuar nga Ecofin e marrë më parë nga Komisioni Europian.
Bllokimi i 495 milionë eurove do të fillojë nga viti 2013, ndërsa Ecofin rithekson se fondi mund të jepet vetëm në rast se autoritetet hungareze do të përshpjetojnë me veprimet e kërkuara për uljen e deficitit. Një tjetër teme e diskutuar në takimin e së martës të ministrave të ekonomisë dhe financave të BE ishte vendimi mbi taksën e transaksioneve financiare apo të ashtuquajturën Tobin tax. 27 titullarët e ekonomisë europiane janë përplasur mbi këtë temë si për mundësinë e aplikimit të një takse të tillë në nivel europian ashtu edhe për mënyrën teknike të aplikimit. Grupi i nëntë vendeve të udhëhequra nga Gjermania, Franca dhe Italia që janë në favor të Tobin tax kanë hasur në kundërshtimin e BM, Hollandës, dhe Republikës Ceke.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›