Greqia e pakënaqur që Kosova njeh emrin e Maqedonisë
“Unë them se çdokush që vendos marrëdhënie diplomatike me ish-Republikën Federale të Maqedonisë, duhet ta përdorë këtë emër përderisa Greqia dhe ky vend akoma nuk janë marrë vesh për emrin”, ka thënë Koschopoulos në një intervistë për Radion “Deutsche Welle” .
Mirëpo, sipas tij, nuk është qëllim i Greqisë që të bëhet polic i çdo kujt apo ta kritikojë çdo shtet që njeh ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë me emrin që ky shtet dëshiron.
“Ndërsa sa i përket vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me vendin fqinj të saj, ne natyrisht nuk jemi të lumtur që këto marrëdhënie janë vendosur me emrin që dëshiron vendi fqinj si Republikë e Maqedonisë, por nuk mendoj se ky fakt do të ketë ndikim apo pasoja në marrëdhëniet e Greqisë me Kosovën”, ka thënë ai.
I pyetur ndërkaq se cilat janë raportet e Greqisë me Kosovën në këtë periudhë dhe shanset që Greqia ta njohë pavarësinë e Kosovës Koschopoulos ka thënë: “Qëndrimi ynë, të cilin e kemi përsëritur disa herë është se Greqia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ne e mbështesin zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe po ashtu mbështesim përpjekjet e Kosovës për të arritur prosperitetin e qytetarëve të saj”.
Lidhur me raportet mediave se, kryeministri grek Papandreu - para se ai të zgjidhej kryeministër - ka premtuar se do të shqyrtojë mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, Koschopoulos ka thënë se këto janë interpretime të mediave dhe jo deklaratë origjinale e kryeministrit grek.
“Ajo që mund të them është se qeveria e Greqisë dëshiron që populli i Kosovës të ecë përpara, mirëpo unë tash për tash nuk shoh ndonjë indikacion që qeveria e Greqisë do ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai. /Telegrafi/