E Diel, 1 Nëntor 2026

Hungari, gjendet një trup i pajetë, i paidentifikuar

Policia dhe Ushtria e Hungarisë po zhvillojnë kërkime në vendin e fatkeqësisë. I pyetur për informacionet e policisë hungareze rreth viktimava në kufirin me Serbinë, zëdhënësi Senti Soburct ka thënë:

“Ajo çfarë mund t’ ju them është se me 15 tetor në ora 02:00 të mëngjesit një person i ka telefonuar policisë hungareze dhe ka kërkuar për ndihmë, sepse dy fëmijë janë në rrezik. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes në një qytet të vogël afër kufirit dhe ka gjetur qytetarin i cili kishte ardhur në Hungari ilegalisht, pasi dëshironte të shkonte përmes Hungarisë në Francë. Ne shikuam vendin e ngjarjes dhe gjetëm një fëmijë 1 vjeçar dhe një tjetër 3 vjeçar në gjendje të rëndë. Fëmijët u dërguan në spital dhe tani ata janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për të dalë nga spitali”.

Më 15 tetor policia hungareze kontrolloi përreth lumit dhe në vijën kufitare por nuk gjeten asnjë të dhënë për aksident ose viktima deri më sot.

“Sot ne gjetëm një trup të pajetë në anën hungareze të lumit por nuk mund të konfirmojmë nëse ky trup është pjesë e ndonjë grupi imigrantësh ilegal”, ka thënë për Radio Kosovën zëshënësi Senti Soburct, i cili ka shtuar se kërkimet po vazhdojnë që nga 15 tetori dhe se policia dhe ushtria po zhvillojnë kërkime, por deri më tash nuk kemi gjetur ndonjë të dhënë ose anije, përveç trupit të vdekur që gjetëm sot pasdite.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›