Serbia vjel faturat e energjisë elektrike në Kosovë
Drejtori i kompanisë së ashtuquajtur “Elektrokosmet”, Radoje Kreçkoviç ka thënë se, që nga dita e premte – sahatët në veri të Kosovës do të fillojnë të funksionojnë.
Në një intervistë për radion “Kontakt Plus”, Kreçkoviç ka thënë se, “popullata në veri të Kosovës, respektivisht në veri të Mitrovicës, që nuk ia ka paguar rrymën e shpenzuar KEK-ut që nga viti 1999, do t’i marrë faturat e para për pagesë më 1 nëntor”.
Ai ka thënë se, qytetarët në veri të Kosovës, faturat për energjinë e shpenzuar elektrike do t’ia paguajnë Elektro-ekonomisë së Serbisë.
Ai madje ka thënë se planifikon shkyçjen e të gjithë konsumatorëve ilegalë në rrjet në atë pjesë të Kosovës, ndërsa ka shtuar se, në aksion do t’i ndihmojnë “pjesëtarët e Shërbimit Policor të Kosovës”.
Korporata Energjetike e Kosovës, ditë më parë e ka shkyçur atë pjesë të Kosovës nga rrjeti i saj për shkak të mospagesës së rrymës, megjithatë deri me tani nuk ka komentuar nëse ka pasur ndërhyrje në sistemin energjetik të Kosovës nga ana e Serbisë.
Përgjigja e dhënë për mediat nga zyrtarët e KEK-ut, është se kanë filluar hetimet për të verifikuar nëse ka pasur ndërhyrje në sistemin energjetik të Kosovës. Ndërkaq mediat kanë raportuar se, ajo pjesë e Kosovës furnizohet me enegji nga Elektro-ekonomia e Serbisë, përmes Novi Pazarit. /telegrafi/