E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nisma "Një OKB", histori suksesi në Shqipëri

Zhvillohet për herë të parë në Tiranë konferenca ndërqeveritare e nivelit të lartë për reformën "Një OKB".  Konferenca është hapur nga ministri i inovacionit Genc Pollo ndërsa përmes një video-koncerencen e ka përshëndetur edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon.
 

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha theksoi se nisma “Një OKB” është e një rëndësie globale dhe ka shënuar një histori suksesi në Shqipëri. "Në një hark të shkurtër kohor projekti pilot u faktua si një test që i rezistoi kohës dhe sot numri i vendeve që janë angazhuar në këtë proces është rritur 4 herë. Shqipëria pati fatin e e mirë që të ishte ndër të parët vende dhe unë mund të them se në këtë moto ka një ndryshim thelbësor në marrëdhenien e vendit tim me nënorganizatat e OKB-së, kontribut që kanë qënë thelbësor në zhvillimin e vendit im” shtoi Berisha.
 

Sipas kryeministrit, Nën moton “Një OKB” janë zhvilluar një seri reformash tranformuese për Shqipërinë në fushën e arsimit, identifikimit të qytetetëve, të barazisë gjinore, të mjedisit dhe mbrojtjes së tij dhe një seri fushash të tjera. “Me kënqësi mund t`ju them se të gjitha projekte janë në një kohë të shkurtër histori suksesi. Në kuadrin e bashkëpunimit me nënorganizatat e OKB-së Shqipëri shënon njërin prej rekordeve të mëdha, atë të imunizimit të fëmijëve” shtoi Berisha.

Berisha bëri një prezantim të reformave të ndërmarra nga Shqipëria, që sipas tij e rendisin tashmë Shqipërinë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme dhe të larta.

“Sot kemi disa tregues të njëjtë me vendet e zhvilluara, pavarësisht se nuk jemi ende një vendi i zhvilluar . Vdekshmëria foshnjore është 1-shifrore, kemi një jetëgjatësi në rritje të barabartë më vendet e zhvilluara, vdekshmëria totale e njëjtë më vendet e zhvilluara. Varfëria është ulur nga 18% në 12%, ndërsa varfëria ekstreme ka pësuar gjithashtu ulje. Ekonomia i rezistoi krizës. Ka patur një rritje katër herë më të lartë se vendet e rajonit.”- tha kryeministri.

Duke iu referuar krizës që po përjeton Europa dhe bota sot, kryeministri tha se në fund të fundit, kjo është dëshmi e një zhvillimi të paqëndrueshëm, dhe ky sipas tij është një apel i madh për të bërë gjithçka për një zhvillim të qëndrueshëm të vendeve tona.

Ish kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Clark, aktualisht kryetare e grupit të zhvillimit të OKB-së ka deklaruar se kjo nismë e OKB-së ka të bëjë përmirësimin dhe efektshmërinë e sistemit të Kombeve të Bashkuara. “E dimë që sfidat nuk janë të vogla por shumë të mëdha. Në disa vende ka nevoja për të pasur një zhvillim të qëndryeshëm dhe kjo mbetet e vështirë për shkak të pasigurisë financiare . Ne mbështetemi tek projektet dhe donatorët dhe mendojmë që programi ynë është unik” shtoi Clark.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›