E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ "OK" zhvillimit të referendumit kundër plehrave

Importimi i plehrave do të vendoset me referendum popullor. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi të pranojë sot kërkesën për zhvillimin e referendumit popullor për ligjin e importit të plehrave në Shqipëri.

Në fjalën e tij, kryetari i KQZ-së Arben Ristani ka theksuar se një pjesë e mirë e firmave për referendumin janë të falsifikuara. Sipas tij një sasi firmash u verifikuan në polici, por megjithatë është numri i duhur për të zhvilluar referendumin.

Në nëntor 2011 Aleanca kundër Importit të Plehrave depozitoi në KQZ kërkesën për mbajtjen e një referendumi të përgjithshëm për shfuqizimin e një pjese të ligjit "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve", i miratuar në Kuvend në shtator 2011.
 

Sipas grupit nismëtar, dy nene të këtij ligji (22 dhe 49) lejojnë importimin e mbetjeve urbane nga vende të tjera në shërbim të industrive ricikluese, duke rrezikuar jetën e shoqërisë dhe mjedisin shqiptar.

vijon..
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›