E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Bashkëpunimi me OKB, histori suksesi

TIRANE- Kreu i qverisë, Sali Berisha e konsideroi një histori suksesi bashkëpunimin e Shqipërisë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në fjalën e tij, në Konferencën e Pestë Ndërqeveritare të Nivelit të Lartë për Reformën Një OKB që po mbahet në Tiranë, kryeministri Berisha tha se Ne jemi angazhuar me përkushtim të madh që objektivat e mijëvjeçarit ti shkrijmë më objektivat e integrimit. Objektivat e mijëvjeçarit, janë të drejta, të rëndëishme, dhe për Shqipërinë ato ishin një nxitje e madhe, për të përmbushur detyrimet që rrjedhin në procesin e integrimit evropian.

Berisha bëri një prezantim të reformave të ndërmarra nga Shqipëria, që sipas tij e rendisin tashmë Shqipërinë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme dhe të larta.

Shqipëria tha kreu i qeverisë, ka një ndryshim cilësor në bashkëpunimin me nënorganizatat e OKB-së. Në këto vite, sipas tij, ne Shqipëri janë realizuar një seri reformash transformuese për Shqipërinë, reforma që kanë përfshirë sistemin arsimor, identifikimin e qytetarëve, me barazinë gjinore, me mjedisin dhe mbrojtjen e tij dhe një seri fushash të tjera.

Sot kemi disa tregues të njëjtë me vendet e zhvilluara, pavarësisht se nuk jemi ende një vendi i zhvilluar . Vdekshmëria foshnjore është 1-shifrore, kemi një jetëgjatësi në rritje të barabartë më vendet e zhvilluara, vdekshmëria totale e njëjtë më vendet e zhvilluara. Varfëria është ulur nga 18% në 12%, ndërsa varfëria ekstreme ka pësuar gjithashtu ulje. Ekonomia i rezistoi krizës. Ka patur një rritje katër herë më të lartë se vendet e rajonit.- tha kryeministri.

Duke iu referuar krizës që po përjeton Europa dhe bota sot, kryeministri tha se në fund të fundit, kjo ështyë dëshmi e një zhvillimi të paqëndrueshëm , dhe ky është një apel i madh për ne, të bëjmë gjithçka për një zhvillim të qëndrueshmë të vendve tona.

Sipas tij, Shqipëria është e angazhuar për një zhvillim të qëndrueshëm.

Tirana organizon sot për herë të parë një konferencën ndërqeveritare të nivelit të lartë për reformën “Një OKB”, ku po marrin pjesë 40 vende nga e gjithë bota.

Synimi i organizimit të konferencës është të përmirësojë efektshmërinë e sistemit të Kombeve të Bashkuara dhe shihet si një mundësi e rëndësishme për të paraqitur rezultatet, arritjet, sfidat dhe mësimet e nxjerra nga nisma Një OKB.

Axhenda:

Dita 1: E merkure, 27 qershor 2012

10:00 11:00 Hapja  dhe fjalet pershendetese nga:

Z. Genc Pollo, Minister i Inovacionit dhe TIK

Mesazh video nga z. Ban Ki-moon, Sekretar i Pergjithshem i OKB-se

Z. Sali Berisha, Kryeminister i Shqiperise

Znj. Helen Clark, Kryetare e Grupit të Zhvillimit të OKB-së

11:00 – Konference per shtyp e z. Sali Berisha, Kryeminister i Shqiperise dhe znj. Helen Clark, Kryetare e Grupit të Zhvillimit të OKB-së

11:300 18:30 Konferenca vazhdon punimet per te diskutuar per: Raportin e Vleresimit te Pavarur dhe impaktin dhe qendrueshmerine e programit Nje OKB.

Dita 2: E enjte, 28 qershor 2012

09:30 18:00 Workshope paralele

Dita 3: E premte, 29 qershor 2012

Miratimi i dokumentit perfundimtar

12:30 – Konference per shtyp e Zv/Kryeministrit te Shqiperise dhe znj. Helen Clark, Kryetare e Grupit të Zhvillimit të OKB-së

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›