E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Norvegjezët të interesuar për kaskadat shqiptare

“Ndërmarrja kryesore e tyre energjetike është me investimin e saj në Shqipëri, në projektin më të madh të Shqipërisë, aktualisht edhe të Evropës, Kaskadën e Devollit. Interesi ynë i madh është që kompani të tjera norvegjeze të  marrin pjesë në ndërtimin e hidrocentraleve në vendin tonë, me të cilat Shqipëria është e vendosur të ecë drejt një të ardhmeje jeshile, drejt një zhvillimi jeshil të saj”, tha Berisha pas takimit.

Ai shtoi se shumë prej investitorëve të vendit skandinav, kanë shprehur interes edhe për kaskadat e Matit, lumenjve të Librazhdit, por edhe për kaskada të tjera. “Sikundër, biseda që pata me kompaninë Statkraft, lidhur me hidrocentralin e Banjës, ishte jashtëzakonisht e rëndësishme. Statkraft hap tenderët për punimet civile në janarin që vjen, ndërkohë që ka përfunduar të gjitha studimet. Në takim diskutuam për ndërtimin e rrugës së re që lidh rrethin e Gramshit dhe i garantova që qeveria miraton së shpejt projektplanin e ndërtimit të kësaj rruge në KKRRSH dhe se është e vendosur që menjëherë të fillojnë punimet, në mënyrë që qytetarët e Gramshit të kenë një rrugë të re panoramike, ndër më të bukurat, buzë liqenit”, shtoi ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-14 15:25
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›