E Diel, 1 Nëntor 2026

PS fut ne gracke PD. Nuk behen numrat ne Kuvend. Shtyhen ligjet

Naco vjen nga SHBA per votim. Ne salle vetem 68 vota te te djathteve

Socialistet fusin ne krize votash deputetet e mazhorances duke bere qe te shtyhet votimi ne teresi i ligjit Per sherbimin veterinar ne Republiken e Shqiperise. Gjithcka ka ndodhur kur eshte konstatuar se mazhoranca kishte vetem 68 vota ne salle dhe opozita 55 deputete. Ne momentin kur ligji duhej te votohej ne teresi nderhyri kreu i deputeteve te PS-se Duam tju njoftojme se duhet te beni kuorumin sepse ne nuk do te marrim pjese ne votim dhe nuk e keni kuorumin iu drejtua Ruci Topallit. Kryeparlamentarja e ka marre si me shaka nje deklarate te tille duke iu drejtuar Rucit se ju mund ti hiqni kartat por une ju numeroj me gisht ketu ne salle. Ftoj sekretaret te numerojne deputetet ne salle deri ne momentin qe kalojme ligjet nen per nen. Ne momentin kur kryeparlamentarja do te realizonte votimin ne teresi ka nderhyre lideri i grupit te PD-se Astrit Patozi duke kerkuar qe ligji te shtyhet per javen e ardhshme. Topalli e ka pare me habi Patozin duke iu drejtuar se ne i kemi votat dhe nuk kemi se pse ta shtyjme. Me pas ajo ka nderprere seancen per 5 minuta derisa te gjendej nje kompromis ose te tentohej te thirreshin deputetet ne salle per te bere kuoten magjike te 71 deputeteve. Ne salle mungonin 6 deputete nga mazhoranca Kryeministri Sali Berisha ministrat Ridvan Bode dhe Fatmir Mediu si dhe deputetet Gazmend Oketa Dashnor Sulaj dhe Adriana Gjoni nuk ishin fizikisht ne seance. Nderkohe qe ne salle ishte prezent Aldo Bumci i cili nuk kishte shume kohe qe ishte kthyer nga vizita zyrtare me Kryeministrin ne SHBA. Pas me shume se gjysme ore ne salle ka mberritur vetem deputetja e PD-se Gjoni. Nderkohe qe kreu i PR-se Mediu per arsye shendetesore nuk ishte prezent dhe Bode ndodhej ne nje vizite jashte shtetit. Dy deputetet e tjere ishin ne Tirane por nuk ishin prezente ne salle. Pervec ketij ligji u shty edhe votimi i zgjedhjes se Lindita Latos ne krye te Autoritetit te Konkurrences.

Kalendari dhe reforma

Seanca plenare ka nisur me votimin per kalendarin e punimeve per periudhen 26 shtator-14 tetor. Ne kalendarin e punimeve jane futur serish kodet e pabotuara ne seancen e djeshme si dhe drafti Per Gjykaten Administrative e Per transmetimet me ze dhe/ose me ze e figure ne Republiken e Shqiperise. Gjithashtu ne kalendar eshte parashikuar edhe ngritja e komisionit te posacem per reformen zgjedhore. Ngritja e komisionit te posacem parlamentar per reformen zgjedhore thuhet ne piken 22 te kalendarit e cila eshte edhe fundit. Me tej sanksionohet se shqyrtimi ne seance do te behet menjehere sapo te percaktohen detyrat numri dhe perberja e komisionit. Ne konferencen e kryetareve eshte vendosur qe te kete takim mes negociatoreve teknike Gumi e Bylykbashi nga PD-ja dhe Gjiknuri e Hysi nga PS-ja per te caktuar modalitetet e reformes zgjedhore. Kalendari u votua ne seance me 55 vota pro dhe 49 vota kunder. Vota kunder e opozites lidhet me faktin se ajo ishte kunder perfshirjes se ligjeve me shumice te cilesuar pa u rishqyrtuar me pare ne komisionet perkatese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›