E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shisnin ilaçet e spitalit, arrestohen 3 persona

Foto Ilustruese

Policia e Tiranës njoftoi sot arrestimin e 3 personave të cilët akuzohen për shit-blerje ilaçesh.

Të arrestuar janë Andonaq Fiqiri Zili, 38 vjeç, banues në Tiranë,  Nikoll Prenush Koleci, 43 vjeç, banues në Tiranë, me profesion Doktor, Jetmira Enver Koleci, 42 vjeç, banuese në Tiranë, farmaciste në Qëndrën Spitalore Nënë Tereza Tiranë.

Keta shtetas, pasi vidhnin medikamentet të cilat ishin për përdorim të brendëshmë të spitalit dhe me vulën përkatëse ndalohet shitja e tyre, detyronin pacientët që ndodhen të shtruar në spital, që të blinin medikamente pranë farmacive në afërsi spitalit Nënë Tereza

Gjatë kontrollit të bërë në shtëpinë  mjekut, Nikoll Koleci u gjet një numër i madh medikamentesh që kapnin shifrën e 80 milionë lekëve.

Sipas policisë, medikamentet u gjetën në automjetet e shtetasve të mesiperm si dhe në banesen e shtetasit Nikoll Koleci të vendosura në një ambjent garazhdi, në kushte jo të pershtatshme për ruajtjen e tyre

Policia njoftoi se po vazhdon puna për kapjen e personave të tjëtë të cilët janë të përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›