Berisha Nuk do te lejojme ndotjen e bregdetit
Jemi te vendosur qe ujerat e ndotura te mos i cenojne bukurite e plazheve shqiptare. Keshtu u shpreh kreu i qeverise Sali Berisha ne konferencen e organizuar nga ambasada italiane me teme Investimet per trajtimin e ujerave te ndotura ne zonat bregdetare. Shefi i qeverise ka vleresuar rolin e shtetit fqinj per ndihmen qe i ka dhene Shqiperise ne permiresimin e infrastruktures ne keto zona te cilat sipas tij kane dhene impakt thelbesor ne zhvillimin e sektorit te turizmit ne vend. Kryeministri i vendit Sali Berisha tha Jemi te vendosur qe asnje pike uji i ndotur te mos derdhet ne det. Problemet e mbrojtjes se turizmit jane mjaft te rendesishme ne kete sektor. Duhet te ruajme dhe zhvillojme turizmin ne te mire te vendit. Nga ana tjeter kryetari i Dhomes Italiane te Tregtise Giovani Degenaro ka vleresuar nismat qe qeveria ka marre ne mbrojtjen e vijes bregdetare nderkohe qe siguroi mbeshtetje te metejshme te Italise ne kete fushe. Giovani Degenaro Turizmi bregdetar ka nje rol te rendesishem ne zhvillimin e turizmit ne Shqiperi dhe mbrojta e tij eshte mjaft e rendesishme .Jane per tu vleresuar masat qe ka marre qeveria ne parandalimin e derdhjeve te ujerave te ndotura ne bregdet por ka vend per tu bere akoma me shume. Italia ka planifikuar te investoje afro 11 milione euro nepermjet ngritjes se impianteve te trajtimit te ujerave te ndotur ne menyre qe plazhet shqiptare te jene gjithmone dhe me te pastra. Kryeministri Berisha theksoi se numri i turisteve ne Shqiperi eshte rritur ndjeshem vit pas viti dhe sipas tij deri ne fund te ketij viti numri i vizitoreve do te jete mbi 3 milione e gjysme.