E Diel, 1 Nëntor 2026

4 milione leke per nje vend pune arrestohen dy zyrtare

Nje drejtor dhe vartesi i tij u arrestuan sepse akuzohen qe kerkonin para per nje vend pune. Prokuroria e Lushnjes ne bashkepunim me policine vendase pas tre muajsh hetimi arrestuan drejtorin e Inspektoratit te Ndertimit ne Bashkine e Lushnjes se bashku me nje vartesin e tij. Ata jane perkatesisht Osman Mualli 45 vjec dhe Dorian Xhaferri 24 vjec. Te dy te arrestuarit akuzohen se u kane marre te interesuarve per vend pune shumen nga 3 milione deri ne 4 milione leke te vjetra. Hetimi ka filluar menjehere pas denoncimit te nje te interesuari per vend pune. Ky denoncim eshte bere ne muajin korrik te ketij viti. Prej asaj kohe te dy te dyshuarit u mbajten nen vezhgim nga hetuesit e ceshtjes. Hetimet tregojne se drejtori dhe inspektori i tij perdornin emra deputetesh politikanesh deri edhe ministrash per tu premtuar qytetareve pune. Burime nga Prokuroria e Lushnjes thane se hetimet po vazhdojne me tej per te zbuluar nese ne kete grup jane perfshire persona te tjere apo jo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›