Berisha Nuk do te mungoje energjia elektrike per asnje sekonde ne familjet shqiptare
Marrja e kredise prej 50 milione eurosh e cila do te mbuloje shpenzimet per blerjen e energjise nuk e rrit borxhin publik. Perkundrazi borxhi publik per vitin e ardhem do te jete ne masen 59 per qind
Mungesa e energjise elektrike ne familjet shqiptare tashme eshte nje histori e vjeter. Kryeministri Sali Berisha u shpreh ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar demokrat se shqiptaret nuk do te kthehen ne erresire. Ai theksoi se qeveria do te beje gjithcka per te mos munguar ne asnje moment energjia elektrike. Sipas tij cmimi i larte i energjise elektrike nuk do te jete problem pasi nuk ka cmim me te larte se mungesa e energjise. Ne i permbahemi parimit se cmimi me i larte i energjise eshte mungesa e saj dhe bazuar ne kete parim ne menyre absolute nuk do te nderpritet qofte edhe nje ore te vetme kund energjia per shkak te cmimit- u shpreh kreu i qeverise. Ndersa garantoi Koorporaten Elektronergjitike Shqiptare se qeveria do i dale garante ne kredine prej 50 milion eurosh qe KESH do te marre per te blere energji me qellim qe te permbushe kerkesen e konsumatorit vendas. Ai theksoi se nuk eshte e vertete qe marrja e kesaj kredie do te ndikoje negativisht ne borxhin publik. Ndaj dhe qeveria eshte detyruar qe javen qe shkoi te miratoje nje akt normativ per te mbuluar e per ti dhene garanci sovrane KESH-it per nje kredi tjeter prej 50 milion dollaresh. Duhet ta themi ketu se nuk mund te parashikojme sesi do te jete sepse kjo thatesire te pakten ne grafiket qe japin dhe stacionet me serioze nuk ka qene e parashikuar ne kete menyre. Nentori ka qene i parashikuar me reshje te fuqishme por ne fakt nuk ka pasur as gjysmen as cerekun e tyre. Por keto jane punet e Zotit nuk e kemi ne dore. Ne kemi ne dore te bejme gjithcka qe qytetaret te mos bien ne erresire kjo eshte detyra jone ndaj dhe ne dekretuam garancine e kredise prej 50 milion dollaresh- vijoi me tej Kryeministri Berisha. Gjithashtu ai theksoi se marrja e kredise do te mbulohet nga modifikimi qe do ti behet buxhetit. Garantoj se buxhetit do i behet cdo modifikim dhe vendi ne nderprerje energjie nuk do te shkoje. Ne e kemi lene prapa ate periudhe- tha me tej kryeministri. Nder te tjera ai theksoi se deri me tani jane marre masa serioze per te bere te mundur qe te mos mungoje energjia ne asnje prej familjeve shqiptare nje nga keto eshte edhe vendosja ne pune me kapacitet te plote te TEC-it te Vlores. Jane marre masa dhe do te vendoset ne pune me kapacitete te plota TEC-i i Vlores kostoja e prodhimit me te eshte shume e larte por edhe njehere cmimi me i larte i energjise eshte mungesa e saj dhe ne do te bejme gjithcka per te garantuar furnizimin me energji te qytetareve shqiptare. Nuk mund te pranojme dhe nuk kemi pranuar qe te adaptohen praktika nderprerje per mungese te energjise- tha kreu i qeverise. Ndersa ritheksoi edhe njehere se borxhi publik nuk do te rritet per vitin tjeter perkundrazi nga 60 per qind qe ishte parashikuar pak dite me pare te dhenat e fundit tregojne se vitin e ardhshem do te kemi edhe nje ulje te vogel te ketij borxhi. Kam kenaqesi tju njoftoj se me ato nderhyrje qe kemi bere ne buxhet dhe me shkurtimet ne shpenzime qe u bene ne qershor prape se prape borxhi jo vetem qe nuk rritet ne raport me vitin e kaluar por do te kete nje renie te lehte. Ka qene 59.7 per qind mbyllet me 59 per qind- perfundoi kreu i qeverise.