E Shtunë, 31 Tetor 2026

Referendumi per mbetjet KQZ-ja shqyrton sot kerkesen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrton sot kerkesen e per referendumin kunder mbetjeve. Me ane te kesaj kerkese nje grup nismetar prej 16 personash kerkojne fillimin e procedurave per zhvillimin e nje referendumi te pergjithshem per shfuqizimin e nje pjese te ligjit nr. 10463 date 22.09.2011 Per menaxhimin e integruar te mbetjeve. Neni 22 Rrjeti i integruar i impianteve te trajtimit te mbetjeve pika 3 dhe neni 49 Importi i mbetjeve jo te rrezikshme jane dispozitat konkrete te ligjit nr. 10463 date 22.09.2011 te cilat kerkohen te shfuqizohen. KQZ-ja duhet te pajise kundrejt pageses grupin nismetar me fleten tip per mbledhjen e nenshkrimeve te 50 mije zgjedhesve te cilet duhet te jene zgjedhes ne kohen e paraqitjes se kerkeses. Po sipas nenit 127 te ligjit te sipercituar ne krye te fletes tip duhet te shenohet titulli i ligjit si dhe dispozitat qe kerkohen te shfuqizohen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›