E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhen me dy muaj regjistrimi i banesave

Berisha Do te shtyjme edhe dy muaj te tjere periudhen e faljes per regjistrimin e banesave ne teresi dhe te ndonje pasurie tjeter per arsye se ka nje dyndje te jashtezakonshme ne te gjitha zyrat e regjistrimit te pasurive

Qeveria shqiptare do ti paraqese kuvendit nje akt normativ i cili kerkon shtyrjen e zbatimit te ligjit per faljen fiskale deri ne fund te muajit shkurt. Kreu i qeverise Sali Berisha deklaroi para grupit kuvendor demokrat se shtyrja e afateve te ketij ligji vjen si pasoje e fluksit te madh te qytetareve qe gjenden ne zyrat e regjistrimit duke shtuar se nje tjeter arsye eshte edhe kthimi i emigranteve ne vend te cileve do tu krijoheshin shume lehtesira me shtyrjen e ketyre afateve. Dua tju informoj se qeveria do te sjelle brenda diteve tek ju nje akt normativ me te cilin ne do te shtyjme edhe dy muaj te tjere periudhen e faljes per regjistrimin e banesave ne teresi dhe te ndonje pasurie tjeter per arsye se ky proces i faljeve ka ecur ne menyre te shkelqyer por sic e kemi ne qe shume presim deri para fundit apo fundin. Keto dite ka nje dyndje te jashtezakonshme ne te gjitha zyrat e regjistrimit te pasurive dhe eshte faktikisht krejt e pamundur perballimi i ketij vellimi ndaj dhe kemi diskutuar dhe vendosem qe tjua sjellim aktin normativ per te shtyre deri ne diten e fundit te muajit shkurt kete proces. Deri me sot vetem banesa jane rivleresuar ne nje shume prej rreth 700 milion dollaresh dhe kane perfituar mbi 14 mije familje por jane ne nje dyndje reale ne zyrat e regjistrimit te pasurive keshtu qe ne gjykuam se jane edhe emigrantet qe kthehen dhe kjo do te ishte nje lehtesim per ta ndaj dhe ky akt eshte i domosdoshem- tha kreu i qeverise. Ligji i faljes fiskale parashikon qe te gjithe qytetareve te cilet i kane blere shtepite e tyre me cmime me te uleta nga ato qe ofron tregu ti rivleresojne ato kundrejt nje pagese prej 1 per qind te vleres se tregut nga 10 per qind qe e permban ligji. Sipas ketij ligji nese dikush ka blere nje banese 40 mije euro dhe ajo sot vleresohet 100 mije euro ne momentin e shitjes qytetari do te paguaje sipas ligjit aktual 10 per qind te diferences pra 6 mije euro ne formen e fitimit. Ndersa me ligjin e faljes fiskale duke bere rivleresimin e baneses se tij sipas tregut aktual qytetari paguan vetem 1 per qind te diferences ose 600 euro.

Kryeministri Vendimi i Komisionit te Venecias shume i rendesishem per vendin

Ne vijim te fjales se tij kreu i qeverise vleresoi opinionin e Komisionit te Venecias qe e cilesoi te drejte praktiken e ndjekur ne zgjedhjet lokale te 8 majit ku u lexuan si te vlefshme votat e hedhura ne kutite e gabuara. Kryeministri Berisha deklaroi ky ishte nje zhvillim shume i rendesishem per Shqiperine edhe per faktin se ne kete takim ne delegacionin e kryesuar nga Kryeparlamentarja Jozefina Topalli moren pjese edhe perfaqesuesit e opozites. Kryeministri falenderoi institucionet eksperte per zgjedhjet per rekomandimet e shkelqyera dhe te dobishme qe ata kane paraqitur per kryerjen e reformes zgjedhore ne Shqiperi. Sikunder garantoj se do te punohet me seriozitetin me te madh per konkretizimin dhe venien ne jete te udhezimeve tha Berisha. Ai kerkoi qe Komisioni i reformes parlamentare ne frymen e bashkepunimit dhe mirekuptimit dhe aq me shume me nje dokument serioz mbi tryezen e punes te vijoje punen per realizimin e kesaj reforme te rendesishme per vendin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›