Libri Enver Hoxha takon Berishen me Nanon

Libri Enver Hoxha i Blendi Feivziut ka mbledhur bashke perfaqesues te forcave te ndryshme te politikes. Gjate ceremonise se promovimit te librit nuk mund te mos terhiqte vemendjen e medias edhe shtrengimi i duarve midis kryeministrit Sali Berisha me ish-liderin e Partise Socialiste Fatos Nano te cilet kane shkembyer edhe batuta me njeri-tjetrin. Gjate bisedes Kryeministri Berisha komentoi perjashtimin e Kastriot Islamit nga PS duke e cilesuar ate veprim te gabuar te kreut te socialisteve Edi Rama. Te gjithe e dine cfare po i ndodh Islamit. Ai eshte nje personalitet qe reflekton por ai qe nuk reflekton eshte kreu i PS Edi Rama- tha Kryeministri Berisha. Ne promovim ishin te pranishem kryeministri Berisha Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci Ambasadori amerikan Arvizu ish-kryetari i PS-se Fatos Nano Kryeparlamentarja Topalli kryeprokuroja Rama politikane te majte e te djathte dhe gazetare. Gjate pritjes Kryeministrit Berisha u pyet nga mediat se cili eshte mendimi i pare qe i vjen ne mendje rreth ketij libri per te cilen Kryeministri u shpreh se ky liber ju kujton shqiptareve se njeriu i cili i qeverisi per 43 vjet ishte diktatori me i eger qe ka njohur historia Mendimi i pare qe me ka ardhur ne mendje eshte nje veper e shkelqyer me e mira e ketij zhanri qe une kam lexuar. Dhe kjo se pari per temen qe trajton e cila eshte tema me madhore e te shkuares sone 43 vjecare para renies se diktatures. Se dyti libri ka nje vertetesi ekzemplare. Libri u fakton shqiptareve se njeriu qe qeverisi Shqiperine 43 vjet ishte ndofta diktatori me mizor. Edhe kur Tempo apo Degjer apo historiane te tjere botonin keto dokumente ata kurre nuk mund ti besonin dhe e verteta eshte se libri fakton se per Enver Hoxhen Kosova nuk ishte asgje tjeter vecse nje placke tregu me Josip Broz Titon se Partia Komuniste e Shqiperise u themelua nga Partia Komuniste e Serbise dhe u drejtua per vitet e luftes por problemi eshte se u drejtua duke luftuar krahun nacionalist duke permbysur marreveshjen e Bujanit duke bere gjithcka per shnderrimin e Shqiperise ne republike te 7-te u drejtua nga Enver Hoxha duke kthyer ne Kosove me dhjetera e qindra kosovare qe kerkonin lirine ne Shqiperi e duke mbushur burgjet ne Shqiperise me kosovare te tjere qe i konsideronte titiste- tha kreu i qeverise