E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nuk do të rritet mosha e daljes në pension

Pyetjes së bërë në emisionin “Opinion” se a është e vërtetë që do t’i nxirrni shqiptarët 70 vjeç në pension zoti kryeministër? Berisha u përgjigj shkurt: Absolutisht jo!

“Mosha e pensionit, do të jetë ajo që është sot. Për të ardhmen parashikohen reforma dhe do të ishte mirë, që në varësi të jetëgjatësisë të moshës, të indeksohet tek pensioni. Por jo që mosha e pensionit do te jete 70 vjeç. Nuk e kam thënë kurrë që shqiptarët do të dalin 70 vjeç”, shtoi ai. /Start/

                                                                                             2011-09-09 10:51
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›