Berisha: Vrasja e gjyqtarit, akt mizor

Kreu i qeverisë e konsideron një akt të shëmtuar kriminal ngjarjen e ndodhur.
“Duke shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tij, si dhe të qeverisë, ndaj familjes Konomi dhe të trupës gjyqësore të vendit”, Kryeministri Berisha kërkon nga organet kompetente gjetjen dhe vendosjen para ligjit të autorëve dhe organizatorëve të këtij akti mizor.
Edhe kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli e dënoi fuqishëm vrasjen e gjyqtarit. “Jam e shokuar dhe e revoltuar nga vrasja e tmerrshme e gjykatësit Skerdilajd Konomi. Ky është një sulm kundër shtetit. Organet përgjegjëse duhet të zbulojnë e të dënojnë me ashpërsinë e shpejtësinë më të madhe të mundshme organizatorët dhe ekzekutorët e kësaj vrasjeje”, thekson Topalli në reagim.
Ajo shton se sulmi ndaj atij që i shërben shtetit është sulm ndaj shtetit e mbarë shoqërisë. Kryetarja e Kuvendit shpreh pikëllimin dhe ngushëllimet më të sinqerta familjes së gjyqtarit. /S.Ll/Start/
2011-09-09 14:01