E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Nuk hapem kutite por hoqem vizat

Berisha Me thirrjet per protesta Rama pengese integrimit. Rama tu kerkoje falje shqiptareve

Qeveria shqiptare angazhohet te plotesoje te gjitha kushtet e BE-se ne menyre qe heqja e vizave per shqiptaret te mos krijoje as shqetesimin me te vogel per shtetasit evropiane. Kryeministri Sali Berisha sulmoi dje kreun e opozites Edi Rama duke i kerkuar qe te kerkoje falje para shqiptareve pasi tentoi pengimin e liberalizimit te vizave. Liberalizimin e vizave e fituam me mund. Ishte opozita e cila tentoi te demtoje liberalizimin e vizave. Per kete arsye Edi Rama duhet tu kerkoje falje qytetareve pasi falja eshte forma me e mire per te treguar pendesen - u shpreh z. Berisha i cili mori pjese ne perurimin e rikonstruksionit te rruges Lezhe ndash Vau i dejes. Para te pranishmeve kreu i qeverise theksoi edhe njehere se pavaresisht kerkesave grevave dhe bojkotit te PS-se nen kerkesen per hapjen e kutive qeveria nuk hapi kuti por beri te mundur heqjen e vizave per qytetaret shqiptare qe keta te fundit te mund te levizin lirisht ne Evrope.

PS u perpoq te bllokonte procesin duke hyre ne greva urie duke bere thirrje te hapen kutite. Por ne kutite nuk i hapem por vizat i hoqem - tha Kryeministri. Berisha akuzoi me tej Ramen se permes thirrjeve per protesta ka vetem nje qellim te ndale integrimin e vendit. Ai akuzoi Keta shoke produkte te bunkerit te bllokut komunist pasi deshtuan me greven e urise ndermoren protestat ne mbare Shqiperine me sloganin Hap kutite per te cliruar vizat ose Hap kutite se do ndryjme vizat ne kuti por - tha Berisha - as kutite nuk i hapem dhe vizat i morem. Me tej Kryeministri Berisha vuri ne dukje se mazhoranca eshte e hapur ndaj kerkesave te Partise Socialiste per transparencen e zgjedhjeve. Ne jemi te hapur ndaj opozites por jo te hapur ne kundershtim me Kushtetuten - tha Berisha.
Duke iu referuar propozimeve te bera nga kreu socialist ne mbledhjen e Asamblese se PS-se Berisha u shpreh se mazhoranca nuk do te pranoje asnje oferte te opozites qe del mbi vendimet e gjykatave dhe Kushtetuten. Axhenda e kesaj qeverie jane qytetaret. Interesi jetik ishin vizat dhe tani ne axhenden time jane rrogat. Une e respektoj opoziten por nuk mund te perkulem para interesave jetike dhe nuk mund te dhunoj interesin e vendit. Zgjedhjet po vijne do te jene te lira dhe te ndershme. Kam besim se qytetaret e Tiranes do ti japin Rames ate qe meriton - tha Berisha. Ai vuri ne dukje se levizja e lire nuk ishte nje dhurate per Shqiperine dhe shqiptaret por ishte nje merite per Shqiperine dhe shqiptaret nje merite e madhe e te gjithe atyre te cilet me perkushtim te madh punuan per ndryshimin e ketij vendi e te gjithe atyre qe nxoren Shqiperine nga kthetrat e zeza te krimit e te gjithe atyre qe ia dolen ne nje lufte te eger me korrupsionin te shpetojne nga kthetrat e tij 5.2 miliarde dollare ne 4 vjet dhe ti shnderrojne ato ne rruge autostrada shkolla kanalizime ujesjelles ti ndryshojne faqen vendit. Heqja e vizave nuk ishte dhurate por merite para se gjithash e te gjithe atyre te cilet me 28 qershor votuan te lire njelloj si qytetaret e tjere te Evropes dhe deshmuan vullnet te hekurt per te respektuar voten ndryshe per te respektuar lirine e njeri-tjetrit. Levizja e lire nuk ishte dhurate por ishte merite e madhe e te gjithe atyre te cilet ne nje perpjekje te pashembullt ne nje kohe rekord pajisen qytetaret e ketij vendi me leternjoftimet elektronike me te mirat ne Evrope e atyre qe vendosen teknologjite me moderne ne pikat e kalimit te kufirit e atyre qe shnderruan Shqiperine ne nje nga vendet me te sigurta ne Evrope - deklaroi z. Kryeministri Berisha.

Qeveria 774 milione leke per rrugen Lezhe ndash Vau i dejes

Kryeministri Sali Berisha mori pjese dje ne perurimin e rikonstruksionit te rruges Lezhe ndash Vau i dejes. Rruga me gjatesi 334 kilometra dhe vlere 774 milione leke lidh ne menyre te re vitale dhe efikase qarqet Lezhe dhe Shkoder. Nga kjo rruge do te perfitojne mbi 30 mije banore te 8 komunave e bashkive duke filluar nga qyteti i Lezhes deri ne Vaun e Dejes duke pershkruar territoret e komunave Kolsh Kallmet Blinisht Hajmel. Nga rruga e rikonstruktuar do te perfitojne gjithashtu edhe komunat Ungrej Lezhe dhe Vig-Mnele Shkoder. Ne fjalen e tij pershendetese Kryeministri Berisha premtoi se qeveria do te investoje ne cdo projekt per infrastrukturen e fshatrave dhe komunave te kesaj zone duke bere te mundur qe qytetaret e Lezhes dhe te zonave perreth te gezojne rruge te standardeve me te mira ujesjelles kanalizime shkolla qendra shendetesore njelloj si nje lagje qyteti apo kryeqyteti. Ne - u shpreh Kryeministri - do te bejme qe Lezha dhe mbare Shqiperia te marre cdo dite e me shume fytyren e vertete fytyren evropiane. Kryeministri u uroi gjithashtu banoreve te Kallmetit Lezhes dhe te gjithe shqiptareve levizjen e lire e cila u fitua me mund djerse e perkushtim te madh. Se bashku me Kryeministrin Berisha ndodheshin ne kete perurim zonja Jozefina Topalli Kryetare e Kuvendit te Shqiperise deputete te qarqeve Shkoder dhe Lezhe si dhe drejtues te pushtetit lokal te zones.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›