Shqiptaret festojne vizat opozita nis protestat

Tryeza e aleateve mungon Dule dhe Milo. Opozita vendos sot fillimin e protestave
Pas vendimit mjaft te rendesishem dhe njekohesisht te gezueshem per Shqiperine sic ishte ai i liberalizimit te vizave opozita me ne krye Edi Ramen vendosi qe ti rikthehet rruges dhe te protestoje. Ky ka qene vendimi i marre nga mbledhja e djeshme e Opozites se Bashkuar ku ishin te pranishem lideri i PS-se Edi Rama kreu i PSD-se Skender Gjinushi Spartak Ngjela i Partise Ligj dhe Drejtesi Nard Ndoka i PDK-se ndersa mungonin ne te kryetari i PDS-se Paskal Milo dhe ai i PBDNJ-se Vangjel Dule. Edhe kete here e majta shqiptare nuk ka pranuar gjetjen e gjuhes se perbashket me mazhorancen gje qe do te sillte ecjen perpara te vendit nepermjet reformave por eshte pozicionuar haptazi ne dalje ne rruge me synimin e vetem sipas saj largimin e qeverise. Pas mbarimit te mbledhjes e cila zgjati per me shume se nje ore e gjysme ka qene kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela ai qe beri publik vendimin e opozites per rikthim ne protesta. Opozita vendosi per ndryshimin e gjendjes se rende qe ka perfshire vendin. Nepermjet protestave do ti drejtohemi opinionit publik per te rrezuar qeverine dhe per te larguar Berishen. Qe nga dita e neserme kjo levizje e opozites do te filloje te marre forme - tha Ngjela. Keshtu tashme opozita shfaqet e bindur ne rikthimin e saj ne rruge por nga ana tjeter nga nderkombetaret por edhe nga vete nevojat e vendit kerkohet bashkepunim per reformat kryesore te cilat do te benin te mundur standardizimin e vendit ne nje vije te drejte me vendet e tjera evropiane. Dalja ne rruge sigurisht qe nuk eshte zgjidhja me e mire e pritshme qe mund te vinte nga te majtet duke marre parasysh edhe verejtjet e fundit apo dhe refuzimin e statusit kandidat per ne BE ku u edhe nga vete raporti u kuptua fare mire se ky refuzim erdhi per shkak te ngercit politik ne vend dhe braktisjes se Parlamentit nga opozita. Ndersa per opoziten kjo eshte zgjidhja me e mire dhe sipas tyre vetem nepermjet daljes ne rruge mund te arrihet transparenca. Por edhe ketu synimi i te majteve tashme ka ndryshuar pasi nuk kerkohet me transparenca e zgjedhjeve nepermjet hetimit parlamentar por kerkohet direkt largimi i qeverise nepermjet protestave qe sipas tyre do te sillnin zgjedhjet e parakohshme. Nepermjet protestave do ti drejtohemi opinionit publik per te rrezuar qeverine dhe per te larguar Berishen - u shpreh qartazi Ngjela. Kjo fraze e tij nuk te le shume per te diskutuar dhe verteton faktin se tashme opozita eshte e orientuar teresisht tek dalja ne rruge dhe largimi i qeverise nepermjet saj. Sipas opozites tashme fletet e votimit nuk duhen me pasi ato jane te manipuluara por per nje kohe te gjate ne te vertete hetimi i fleteve te votimit ishte fraza kryesore e cila solli edhe ngercin politik ne fjale. Ne nuk duam fletet e votimit te zgjedhjeve te manipuluara por kerkojme largimin e Berishes - nenvizoi Ngjela. Sipas tij Kryeministri Berisha po ben nje grusht te fshehte shteti nepermjet kapjes se institucioneve te vendit. Kreu i ekzekutivit po ben grusht shteti te fshehte dhe po tenton kapjen e te gjitha institucioneve kushtetuese pervec Presidentit. Aleatet vendosen qe te mbeshtesin mocionet e opozites ne Parlament - nenvizoi Ngjela. Keshtu mbledhja e Opozites se Bashkuar riktheu edhe nje here protestat ne vend ku qe nga dita e sotme pritet fillimi i tyre ne te gjithe vendin dhe ku pritet permbyllja me nje proteste ne kryeqytet.