E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zhvillohet takimi rajonal për luftën kundër korrupsionit

Zhvillohet sot në Tiranë takimi rajonal për luftën kundër korrupsionit. Agjencitë më të rëndësishme të luftës kundër korrupsionit në Evropën Juglindore do të diskutojnë në Tiranë për hartimin e strategjive të përbashkëta për parandalimin dhe goditjen në kohë të abuzimit me pushtetin publik e zyrtarëve të administratës shtetërore.
 

Takimi ndërkombëtar dy-ditor me temë “Konflikti i Interesit, Instrumentet e Parandalimit dhe Masat e Marra” organizohet nga Inspektorati i lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), në bashkëpunim me Sekretariatin e Iniciativës Rajonale Anti-Korrupsion për vendet e Europës Juglindore (RAI Secretariat) dhe Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC).
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›