E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster rrezikohet ujesjellesi. Shkak rreshqitja e tokes

Reshqitja e tokes ne afersi te burimit te Hosit rrezikon të lërë pa ujë të pijshëm qytetin e Gjirokastrës.Ne komunen e Lunxherise, ku është furnizuesi kryesor me uje te pishem per qyetin rrezikohet shkatrimi i tubacionit kryesor të  rrjetit dhe nderprerja e furnizimit pasi rrëshqitja e tokës ka filluar që me fillimin e rreshjeve në fund të vitit të shkuar. Specialistet e ndermarjes gjeologjike ne Gjirokaster, qe kane  pare nga afer situaten, flasin per perkeqesim te saj, pasi reshqitjet po shtohen cdo dite dhe me shume.

Për parandalimin e kësaj problematike specialistët gjeologë në Gjirokastër në bashkëpunim edhe me stafin teknik të Ujësjellësit konsiderojnë të nevojshme perforcimin e zones ku  ka ndodhur reshqitja  me qëllim mbrojtjen e tubacionit nga dëmtimet.

Ismail Xhaferri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›