E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen rreshjet e shiut. Pritet ulje e temperaturave

Rreshje të dendura shiu parashikojnë metereologët në ditët në vijim. Ato pritet të fillojnë mesnatën e së enjtes ndërkohë që ditën e premte intesiteti i tyre do të jetë i lartë, në të gjithe territorin e vendit, kryesisht në zonën veriperëndimore. Rreshjet do të jenë prezente përgjatë gjithë fundjavës.

"Në ditët në vijim presim të kemi fuqizim të vranësirave dhe të rreshjeve të shiut në të gjithë territorin shqiptar, dhe do të zgjasin 4-5 ditë. Do të thoja që sasia e rreshjeve që pritet të marr veriperëndimi ku do të jenë dhe më të përqëndruara do të jenë rreth 70 milimetra", tha meteorolgia Drinalda Shaholli.

Por krahas rreshjeve të shiut edhe termometri do të shënojë vlera të ulëta, të cilat pritet të shkojnë deri ne -9 gradë celcius, në zonat malore. "Rënia më e madhe që pritet do të jetë ditën e shtunë dhe ditët në vijim. Në fakt rënia pritet të jetë me 3 apo 4 gradë, ku pritet që vlera minimale të shkojë deri në -8 apo -9 gradë celcius. Ndërsa vlerat maksimale do të pësojnë një rënie të lehtë dhe graduale në ditët në vijim", tha Shaholli. Ne fundjavë do të kemi dhe një forcim të erës deri në 50 km ne orë, për pasojë në detin Adriatik dhe Jon do të ketë dallgëzim.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›