Raporti i Dik Marti delegacioni shqiptar diskuton sot draftin
Shqipëria do t'i rekomandojë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të ftojë EULEX-in, që në bashkëpunim me Tiranën, Prishtinën dhe Beogradin të fillojë urgjentisht hetimet serioze për akuzat e eurodeputetit zvicerian, Dick Marty. Ky është thelbi i amendamentit me 20 pika që të hartuar nga Ministria e Punëve të Jashtme por që sot pritet të diskutohet në mbledhjen e anëtarëve të delegacionit shqiptar.
“Gazeta Shqiptare” e cila ka arritur të gjejë një kopje shkruan sot se Amendamenti që Tirana zyrtare do t'i propozojë Asamblesë Parlamentare të KiE-s nuk ka karakter obligues, por vetëm rekomandues. Ai fton shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhe ato që janë të interesuara direkt për çështjen që të ndihmojnë EULEX-in në procesin hetimor. Ndërkohë që EULEX-it i bëhet apel të bëjë gjithçka mundet për të hedhur dritë mbi dyshimet e ngritura për të ashtuquajturën çështja e trafikut të organeve të ushtarëve serbë gjatë luftës së Kosovës në vitin '99. Nga ana tjetër, Beogradit i bëhet thirrje të bëjë përpjekjet maksimale për të arrestuar kriminelët e luftës që janë në arrati si Ratko Mlladiç dhe Goran Haxhiç si dhe të ndihmojë maksimalisht EULEX-in gjatë hetimeve.
Në amendamentin prej 4 faqesh,në asnjë rresht nuk përmendet në mënyrë të përveçme emri i eurodeputetit zvicerian, Dick Marty. Ndërkohë që në hyrje të saj hidhen poshtë gjithë dyshimet e ngritura prej tij për çështjen e trafikut të organeve, të cilat cilësohen si supozime të pambështetura në fakte konkrete. Projektrezoluta e Marty do të diskutohet dhe do të hidhet për votim në Asamblenë Parlamentare të KiE-s në datën 28 janar duke filluar nga ora 16:00 dhe për rrëzimin e saj deputetëve shqiptarë do t'iu duhet të gjejnë mbështetjen nëpërmjet lobimit nga 47 vendet anëtare të Këshillit të Europës. Është rënë gjithashtu dakord që delegacioni shqiptar të kryesohet nga kryeministri, Sali Berisha për shkak se edhe delegacioni i Serbisë do të kryesohet nga një prej autoriteteve më të larta shtetërore, Presidenti, Boris Tadiç. Tadiç do t'i drejtohet Asamblesë Parlamentare të KiE-s në datën 26 janar, ndërsa fjalimi i kreut të qeverisë shqiptare, do të mbahet në datën 27 janar, pas të cilit do të ketë dhe seancë pyetje-përgjigjesh prej 60 minutash.
(s.g/balkanWeb)