Deputeti i PS, Arben Malaj, del nga greva e urisë në ditën e 15 të zhvillimit të saj
Në ditën e 15-të të grevës së urisë, deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, i njohur ndryshe edhe si themelues i Lëvizjes për Mendimin ndryshe në këtë parti, ka dalë nga greva e urisë në orët e para të mëngjesit. Mësohet se zyrtari socialist, si rrjedhojë e përkeqësimit shëndetësor, të krijuar si shkak i mosushqimit, ka ndërprerë grevën e urisë. Por, ndryshe nga grevistët e tjerë, ai nuk është shoqëruar me barelë drejt Spitalit Ushtarak. Anëtari i Kryesisë së PS ka dalë me këmbët e tij, pas këshillave me mjekët që ndodhen tek çadrat e ngujimit. Ndërsa në një komunikim për mediat, ai është shprehur se kthimi i tij në grevën e urisë do të varet pas konsultimit që do të zhvillojë me mjekët dhe me kolegët e tij.