Berisha: Nuk kemi marrë borxh për rroga e pensione
Kryeministri Berisha tha dje se në vitet që vijnë numri i turistëve që do vizitojë Shqipërinë do të shkojë në 7 milionë.
Këtë deklaratë kryeministri e bëri dje gjatë përurimit të segmentit të parë të rrugës që lidh fshatin Pilur me bregdetin. "Në këto 5 vite, vetëm në territorin e bashkisë së Himarës kemi investuar 5 miliard lekë, kemi ndërtuar 40 kilometra rrugë të fshatrave dhe 22 kilometra rrugën Palasë-Borsh. Me infrastrukturën që ndërtojmë, në qoftë se në 5 vite arritëm në 3 milionë turistë, në vitet që vijnë, Shqipërinë do ta vizitojnë jo më pak se 7 milionë turistë nga mbarë bota", u shpreh kryeministri Berisha para banorëve të fshatit Pilur. Sipas tij, "të gjitha fondet u morën së pari dhe para së gjithash, duke ju dalë zot parave, taksave dhe kontributeve tuaja. Vij me kënaqësi të madhe këtu se Shqipëria këtë vit u rendit e dyta në botë për transparencën e prokurimeve publike dhe ju jap fjalën se betejën kundër korrupsionit, përsa kohë të më votoni, do ta kem betejën e parë për jetë a vdekje". Kryeministri i kërkoi opozitës që të mos mohojë arritjet e qeverisë, ndërsa i kërkoi asaj që të bëjë kritika për një qeverisje edhe më të mirë. "Nuk u them të mos e qortojnë dhe kritikojnë qeverinë, le ta kritikojnë, por të mos mohojnë asgjë, se ato që ne kemi arritur, i kemi arritur me djersë, mund e ndershmëri, i kemi arritur në kohën më të vështirë për Europën dhe botën dhe ekonomia jonë qëndron, sepse është ekonomi e lumenjve të djersës. Askush nuk e nxjerr kafshatën dhe ndërton jetën e tij më me vështirësi sesa ju, të cilët keni hapur shkëmbin dhe keni ndërtuar kopshtet. Dhe kështu është e mbarë Shqipëria", u shpreh Berisha. Kryeministri i dha përgjigje dhe akuzave të opozitës për borxhin publik. "Ju i dëgjoni si bërtasin e si përpiqen të mbjellin trillim e mashtrim përditë, si derdhin lot krokodili për borxhin. Jo, ju dhe asnjë shqiptar nuk i keni borxh askujt. Ta mbani ballin lart, sepse ne asnjëherë nuk kemi marrë borxh asnjë qindarkë, për rrogat dhe pensionet tuaja", u shpreh kryeministri Berisha.