Terrorizmi, vlerësim nga SHBA
Shqipëria ka bërë një luftë "agresive" ndaj terrorizmit. Ky është vlerësimi i ardhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit në një raport global për luftën ndaj terrorit.
Në këtë raport thuhet se Shqipëria ka bërë punë të vlerësueshme për të ngrirë llogaritë bankare si dhe ka punuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. "Shqipëria premtoi të shtojë kontributin e saj me trupat në Afganistan, ngriu llogaritë bankare të lidhura me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, dhe ka punuar në mënyrë "agresive" me Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera për të luftuar terrorizmin", thuhet në raport. Më tej cilësohet se me gjithë progresin e bërë nga Shqipëria, Qeveria është përballur me sigurinë e plotë që duhet t'i bëjë kufirit. "Shqipëria ka bërë përparim për të identifikuar dobësitë në kufijtë e tokës dhe detit, por Qeveria dhe forcat e policisë vazhduan të përballen me sfida për të zbatuar sigurimin e plotë të kufirit dhe për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin", thotë raporti. Sipas DASH, në tetor, Ministria e Financave ka deklaruar se mbahen të ngrira pasuritë kundër gjashtë individëve dhe 14 fondacioneve dhe kompanive sipas listës së Rezolutës 1267. Por më tej thuhet se "nën ligjin e ri të ngrirjes së financave të terrorizmit në Shqipëri nuk janë ngrirë pasuri të reja gjatë këtij viti". Raporti i DASH specifikon se Qeveria është penguar nga infrastruktura për të rritur efektivitetin ndaj luftës kudër terrorizmit dhe pastrimit të parave, për të ndjekur në mënyrë më të hollësishme çështjet. "Pavarësisht nga kjo, efektiviteti i përpjekjeve antiterroriste të financimit të Qeverisë u pengua nga mungesa e infrastrukturës së përpunimit të të dhënave, dhe një aftësi e papërshtatshme për të gjurmuar dhe menaxhuar siç duhet rastet", thuhet më tej në raportin e DASH.
Rastet
Raporti i DASH merret edhe me rastet konkrete në Shqipëri ndaj luftës kundër terrorizmit. Kështu raporti thotë se "Më 14 janar 2008, nisi gjyqi penal kundër Hamzeh Abu Rayyan, administratori i dyshuar sipas Rezolutës 1267 të KS të OKB, i përcaktuar si financieri i terrorizmit, Jasin Al-Kadi, i cili është akuzuar për fshehjen e fondeve të përdorura për financimin e terrorizmit. Kjo shënoi gjykimin e parë në lidhje me financën e terrorizmit në Shqipëri. Gjyqi vazhdoi gjatë gjithë vitit 2009". Raporti shkruan se "një padi civile e ngritur nga Al-Kadi për të zhbllokuar pasuritë e tij u refuzua dhe u rikërkua disa herë. Ajo u shqyrtua më vonë nga gjykatat më të larta për çështje të juridiksionit dhe statutin e kufizimit. Pasi u refuzua në qershor, tani është ngritur përsëri dhe është në pritje të gjyqit të Gjykatës së Rrethit Tiranë. Përveç kësaj, kompania e Al-Kadi, Loxhall, ka ngritur një padi në prill. Ajo kishte për qëllim të anulojë vendimin e Këshillit të Ministrave, si dhe dy urdhra të Ministrisë së Financave lidhur me administrimin e pasurive të konfiskuara të terrorizmit. Kjo padi është refuzuar në tetor, dhe tani është në pritje të apelit". Më tej thuhet se "më 12 tetor u arrestua në Durrës një imam vendas, Artan Kristo. Kristo, i njohur edhe si Abdullah Muhamed, u akuzua për "nxitje dhe propagandë publike të akteve terroriste" mbi dyshimin se ka bërë thirrje për xhihad në forumin online "AlbSelafi.net". Më parë, Kristo u përmend si i dyshuar në vrasjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Salih Tivari, në janar të 2003. Gjykata e Durrësit vendosi të mbajë në burg Kriston në pritje të gjykimit".