Pacienti i Europës
OPINION nga YLBER LILI
Me pak shpenzim energjish dhe me shumë donacione, teorikisht Maqedonia hyri në leksikun e Europës si sukses, duke e pagëzuar oazë, paqe. Në këtë drejtim ndihmesë të madhe dhanë edhe disa shqipfolës, të cilët afirmonin se Maqedonia multietnike është shembull bashkëjetese ndëretnike, harmonie fetare etj. Ndonëse teorikisht u krijua ideja fikse për sukses shtetndërtues, praktikisht donacionet e shumta stimuluan betonimin e shtetit njëetnik
Sa herë që shfaqen kriza therëse në Shkup, Brukseli shndërrohet në panair konferencash, takimesh, debatesh...
...që të përmbledhura së bashku krijojnë një mal donacionesh, që më pas keqpërdoren nga ana e maqedonasve. Në këtë aspekt ekziston një koherencë e paparë.
Maqedonia, duke përfituar nga pozita gjeografike si dhe nga realiteti multietnik, hyri në axhendën e Europës si vend që duhej trajtuar me shumë kujdes, bash si një fëmijë tekanjoz. Qysh në vitet '90, Maqedonia përfitoi donacione të cilat u orientuan në dy drejtime: nga njëra anë fokusi ishte shtetndërtimi përtej principeve demokratike dhe realitetit multietnik dhe nga ana tjetër rekrutimi i një grupi njerëzish të përzier etnikisht për të agjituar dhe propaganduar për një bashkëjetesë ideale, ndëretnike, multikulturore, shumëgjuhësore, multifetare.
Me pak shpenzim energjish dhe me shumë donacione, teorikisht Maqedonia hyri në leksikun e Europës si sukses, duke e pagëzuar oazë, paqe. Në këtë drejtim ndihmesë të madhe dhanë edhe disa shqipfolës, të cilët afirmonin se Maqedonia multietnike është shembull bashkëjetese ndëretnike, harmonie fetare etj. Ndonëse teorikisht u krijua ideja fikse për sukses shtetndërtues, praktikisht donacionet e shumta stimuluan betonimin e shtetit njëetnik, i cili automatikisht e shndërroi Maqedoninë në pacient që dergjet në shtratin e Europës.
Një nga arsyet kryesore përse vendi i propaganduar si model paqe e bashkëjetesë u shndërrua oazë krizash ishte pikërisht strategjia e gabuar e politikës së donatorëve. Me një fjalë nuk u morën në konsiderate principet e shtetndërtimit, themelet e të cilit duhej të ngriheshin mbi parimet e të drejtave kolektive të etnive. Gabimi i dytë strategjik i investimit ishte anashkalimi i funksionimit të demokracisë dhe realiteti i përçunduar i marrëdhënieve ndëretnike. Pikërisht, fshehja e problemeve dhe dalldisja për ta paraqitur njërën nga ish-republikat jugosllave si model suksesi e shndërroi shtetin e arnuar nga pikëpamja ndëretnike në një pacient të përjetshëm. Aktualisht, Maqedoninë e kanë mbërthyer krizat ekonomike (asnjë investim i huaj), kriza politike, institucionale, sociale, religjioze, kontestet për emrin, gjuhën dhe mbi të gjitha një krizë e avancuar ndëretnike.
Në këto kushte, "pacienti" i Europës, pretendon në një mrekulli donacionesh , siç ka ngjarë në vitin 2002, apo në vitin 2009. Më 12 mars të vitit 2002, Konferenca Ndërkombëtare Donatore në Bruksel e shpërbleu përfundimin e konfliktit të armatosur me mbi 500 milionë euro. Kjo shumë parashikonte të zgjidhte problemet ekonomike, sikundër të shuante një herë e mirë hendekun ndëretnik. Për rrjedhojë nga shuma totale, ishte parashikuar që 307 milionë euro të shkonin në llogarinë e shtetit, prej të cilave 185 milionë ishin para për të rikuperuar bilancin e rrogave, pagesa dhe mbulim të zbrazëtirave të buxhetit, ndërkaq, 85 milionë euro në funksion të rehabilitimit të zonave të përfshira në konflikt, sikundër 49 milionë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Por, praktikisht shifrat e lartpërmendura sot e kësaj ditë nuk dihet ku kanë përfunduar, ngaqë ende mungon transparenca. Ajo që dihet është se zonat e prekura nga konflikti nuk përfituan asnjë qindarke sikundër për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit janë dhënë shuma qesharake, që nuk justifikojnë aspak shumën e lartpërmendur. E njëjta situatë ndodhi edhe në vitin 2009, pikërisht në kulmin e diskriminimit të shqiptarëve. Në atë vit u parashikuan rreth 81 milionë euro nga fondet IPA, ndërsa deri në vitin 2013, Maqedonia ka në dispozicion rreth 300 milionë euro mjete nga fondet IPA.
Përtej donacioneve, një tjetër problem që shfaqet ka të bëjë me dilemën e BE-së sesi ta paraqesë Maqedoninë në frymën integruese: si shtet me demokraci funksionale, apo si vend në shtetndërtim e sipër. Në të dyja rastet, BE-ja ngushëllohet duke stimuluar politika me dy standarde, por gjithnjë shoqërohet me brengën e fiaskos së shtetndërtimit. Në fakt, për asnjë moment nuk është investuar që Maqedonia të ecë me këmbët e veta bazuar në funksionimin e demokracisë dhe të barazisë etnike. Investimi gjithherë është kanalizuar për të mbajtur gjallë një shtet praktikisht jo funksional. Aktualisht, BE-ja krahas problemeve me të cilat ballafaqohet brenda saj, Maqedonia për të përbën një telash më shumë. Gjithsesi, për arsye të ndryshme, BE-ja vazhdon ta mbajë shtetin e sëmurë sa më larg transparencës, duke vazhduar t'i fshehë diagnozën kryesore: antagonizëm të thellë ndëretnik. Mjafton të gërmojmë arkivat për të parë sesi Maqedonia lehtësisht merr nota pozitive, ndërkohë që në mënyrë flagrante shkel liritë dhe të drejtat kolektive të shqiptarëve etnike. Në kushtet kur politika zyrtare e Shkupit ndërmori iniciative ligjore për të diskriminuar shqiptarët, befas në nëntor të vitit 2009, Maqedonia stimulohet nga Komisioni Europian, i cili rekomandoi hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Thonë se e gjitha u bë për t'i dhënë fund çështjes së emrit! Mirëpo sot e kësaj dite, ajo çështje mbetet e pazgjidhur!
Duke lexuar me kujdes rekomandimet dhe raportet e KE-së, të bie të sy fshehja e diagnozës së sëmundjes: distancë e rrezikshme etnike. çuditërisht sa më shumë agravohet ky problem, aq më shumë rritet gatishmëria për të inkurajuar pacientin. Mosrealizimi i detyrave themelore të Marrëveshjes së Ohrit, Enciklopedia, Nerezi dhe shumë probleme e nxitje të tensioneve ndëretnike e ndërfetare kaluan në heshtje në raportin e Komisionit Europian. Paradoksalisht me këto realitete pacienti i Europës u kurorëzua në janar të këtij viti me liberalizimin e vizave. Së këndejmi, nuk mund të investohet në shtetndërtimin e asnjë vendi, nëse së pari nuk vendosen standarde për funksionimin e demokracisë, respektimin e lirive dhe të drejtave kolektive të etniteteve të tjera. Marrë në tërësi, sponsorizuesit harxhojnë pafundësisht energji duke investuar në një pacient, i cili vuan nga sëmundja e pashërueshme. Së fundi ngrihet një hipotezë: çfarë do të ndodhë tani e tutje me pacientin, kur mjeku është infektuar vetë nga kriza?!