E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të keqpërdorësh Kuvendin

OPINION nga TRITAN SHEHU

...jashtëzakonshme të Kuvendit të Shqipërisë, për të diskutuar rreth ngritjes së Komisionit Hetimor Parlamentar të zgjedhjeve të kaluara politike. Në plan të parë duket sikur kjo ide e hedhur shpreh një vullnet tashmë pozitiv të PS, për të arritur në një zgjidhje, në lidhje me këtë çështje shumë të debatuar.
Të mbledhësh Parlamentin në një seance të jashtëzakonshme teorikisht është e mundshme. Megjithatë kjo është direkt e lidhur me motivet formale dhe politike të një kërkese të tillë, qoftë dhe të pashprehura akoma në kanalet procedurale të Kuvendit. Sidoqoftë që në fillim unë dëshiroj të nënvizoj faktin që, deri më tashti kjo nuk është për Kuvendin tonë një praktikë pune. Kjo lidhet pikërisht me motivet e mëdha, politike apo formale, që duhet të shoqërojnë një kërkesë të tillë.
A kemi në këtë rast të tilla motive justifikuese për këtë hap të rëndësishëm? Në të gjitha analizat përgjigja është vetëm negative. PS i kishte të gjitha periudhat kohore të mundshme për të pranuar ngritjen e një komisioni hetimor, brenda kuadrit Kushtetues e ligjor shqiptar. Për më tepër asaj iu dhanë edhe modele të gatshme nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës për një gjë të tillë, por që asnjëherë nuk u morën në konsideratë nga ajo forcë. Një komision i tillë, në të vërtetë u ngrit disa muaj më përpara, por që nuk u bë kurrë operativ, pikërisht për shkak të sabotimit që PS i bëri kësaj iniciative. Realisht PS tregoi qartësisht mungesën e plotë të vullnetit, jo vetëm për ngritjen e komisionit hetimor, por dhe për çdo zgjidhje tjetër reale, për kërkesat e saj. Kjo ka ndodhur, se në të vërtetë këto kërkesa janë ngritur mbi një themel politik e ligjor absurd e provokativ, mbi qëllime shumë larg atyre të deklaruara.
Përsëri sot po ndodh e njëjta gjë. Kërkesë-ideja e fundit e PS ngrihet po mbi të njëjtën platforme politike dhe logjike të saj, dhe si e tillë ka po ato qëllime që kanë pasur dhe qëndrimet e deritanishme. Megjithatë mendoj se çdo gjë duhet të ketë një kufi. Në të gjitha planet e analizat që mund t'i bëhen kësaj ideje të hedhur në publik nga PS, konkludon se së pari nuk është e sinqertë dhe nuk vjen aspak si pasojë e ndonjë vullneti pozitiv politik, apo reflektimi të realizuar kohët e fundit nga drejtuesit e PS. Në rastin më të mirë kjo mund të shihet vetëm si një fishekzjarr për të tërhequr vëmendjen nga shterpësia politike, që po tregon ajo parti gjatë gjithë kësaj periudhe. Në të vërtetë nuk është vetëm kështu. Këtu flitet jo vetëm për kaq, por për shumë më tepër. Rruga politike e ndjekur nga PS që nga zgjedhjet politike, tentativat për destabilitet, mungesa e përgjegjshmërisë politike, qëndrimi i gjatë refraktar në kundërshtim me çdo zgjidhje ligjore të kërkesave të saj, qëllimet politike të lidhura tashmë qartësisht me zgjedhjet e ardhshme lokale, tregojnë se shkaqet janë më të thella e lidhen me vizione vicioze politike në krye të saj. Sidoqoftë, pavarësisht nga demagogjia, ka gjëra ndaj të cilave duhet të jemi shumë më seriozë dhe të përgjegjshëm. Në radhë të parë këtu behët fjalë për Kuvendin e personalitetin e deputeteve. Duhet të kuptojmë qartësisht se Kuvendi ynë ka axhendën e tij të bazuar në Kushtetutë e Rregullore. Shkaqet për të cilat ajo mund të ndryshojë janë vetëm ato madhore, të tjerat mund të diskutohen në momentin e duhur, konform asaj rregulloreje. Ai dhe deputetet nuk mund të jenë lojëra në duart e drejtuesve të PS. Aq më tepër kjo, kur këtu jemi përballë manovrave të gjata politike dhe aspak serioze. Unë mendoj se të gjithë duhet të kuptojmë rëndësinë e këtyre momenteve dhe vlerave. Të kërkosh të përdhosësh këto gjera, institucionet më të larta të vendit, rëndësinë e tyre, do të thotë të kërkosh të shkelësh me këmbë Kuvendin dhe deputetët vetë. Pa dyshim ky është edhe një nga qëllimet kryesore të kësaj nisme politike të lidershipit të PS.
Por jo vetëm kaq, në tërësi këtu kemi të bëjmë me një farsë të vërtetë politke. Dukë dashur të hidhet ideja e një vullneti pozitiv politike, në të vërtetë kërkohet të bëhet e kundërta. Realisht kërkohet që në një mënyrë krejt të padenjë të ringrihen në këto ditë gushti përsëri artificialisht tensionet politike në vend. Për mendimin tim, kjo është pjesë e asaj strategjie të mbrapshtë, që synon të mbajë të tilla tensione në vend, deri në vigjiljen e zgjedhjeve administrative, duke synuar përfitime në tavolinë gjatë tyre, veçanërisht për Tiranën.
Sidoqoftë, të gjitha këto lidhen dhe rrjedhin direkt nga një mentalitet dhe një dëshirë, tashmë e konsoliduar e konstante e lidershipit të PS, ajo për të mos respektuar, keqpërdorur e denigruar qoftë dhe Kuvendin e Shqipërisë. Kjo lidhet me një filozofi e strategji aspak demokratike dhe institucionale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›