E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nuk më bën aspak përshtypje qëndrimi i opozitës për mosnjohjen e zgjedhjeveNga Ilirian Agolli, VOASocialistët po ju akuzojnë edhe për ndikime që ju keni mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve apo dëmtime të numërimit. Unë nuk jam prononcuar

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Berisha: Nuk më bën aspak përshtypje qëndrimi i opozitës për mosnjohjen e zgjedhjeveNga Ilirian Agolli, VOA

Socialistët po ju akuzojnë edhe për ndikime që ju keni mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve apo dëmtime të numërimit.

Unë nuk jam prononcuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por gjer tani, po të analizohet veprimtaria e tyre, mendoj se janë komisionarët socialistë ata që i kanë lejuar vetes të përdorin dy standarde. Dhe në asnjë rast e në asnjë rrethanë komisionarë përfaqësues të shumicës nuk kanë përdorur dy standarde, nuk kanë bërë dy interpretime të ligjit. Kjo ka ndodhur në mënyrë të përsëritur nga komisionarët e Partisë Socialiste, por unë kam treguar mirëkuptim, meqenëse përfaqësojnë opozitën. Por në tërësi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka funksionuar me një maksimum konsensusi. Kurse vlerësimi i përgjithshëm i zgjedhjeve është një vlerësim universal se këto zgjedhje ishin më të mirat të zhvilluara ndonjëherë. Standardet? Mendoj se nuk ka vend në botë ku zgjedhjet nuk vuajnë për standarde.

Zoti Berisha, si i keni pritur ju deklaratat e Partisë Socialiste se ata nuk do të njohin zgjedhjet, në këmbim të rinumërimit të disa zonave? Është një gjë e pazakontë që një opozitë të deklarojë se nuk do të njohë zgjedhjet.

Absolutisht pa asnjë lloj impresioni.

Si? Nuk keni asnjë impresion, kur opozita thotë se nuk do të njohë zgjedhjet?

Jo. Nuk mund të kem impresion unë nga presione të tilla. Në qoftë se zoti Rama përpiqet që me deklarata të tilla të maskojë përgjegjësinë që ka për humbjen, ajo është përzgjedhja e tij. E rëndësishme është një gjë; që ditën e parë, gjer sot dhe në vazhdim, unë kam kërkuar dhe kërkoj të zbatohet ligji, ligji, dhe vetëm ligji. Nuk mund të ketë imponime; as unë nuk mund t’u imponoj gjë atyre, dhe as ata nuk mund të imponojnë. Mendoj se institucionet e vlerësimit të rezultateve duhet të punojnë jashtë presioneve. Në qoftë se zoti Rama një herë gjen kutinë e Beratit, pastaj kutinë e Fierit, pastaj këtë, pastaj atë për t’u mbrojtur nga rezultati që nuk arriti, ky është problem i tij, është përzgjedhje e tij, nuk është imi fare, nuk ka të bëjë me mua.

Zoti Berisha edhe ju nuk i arritët ato rezultate që prisnit nga zgjedhjet. Ju bëtë një fushatë shumë entuziaste, premtuat se do të kishit një fitore të thellë, pas rezultateve shumë të mira të qeverisjes sidomos në infrastrukturë. Megjithatë, rezultati i zgjedhjeve doli shumë i ngushtë. Si e komentoni ju këtë dyzim të popullatës? Si në 2005, edhe këtë radhë, është pothuajse një barazim midis dy partive më të mëdha.

Në fakt, koalicioni im është koalicioni fitues. Kjo është e tëra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›