Prifti: PD dhe PS po vidhnin vota, i thashë Berishës të ruajë votat e mia dhe ai e bëri këtëNga Opinion, TV KlanNënkryetari i LSI, Dritan Prifti, tha dje se ata do ngelen socialistë në pushtet. Ai zbuloi detaje të një skenari të frikshëm. Prifti pran
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Prifti: PD dhe PS po vidhnin vota, i thashë Berishës të ruajë votat e mia dhe ai e bëri këtëNga Opinion, TV KlanNënkryetari i LSI, Dritan Prifti, tha dje se ata do ngelen socialistë në pushtet. Ai zbuloi detaje të një skenari të frikshëm. Prifti pranoi se PD dhe PS kanë bërë manipulime, dhe shtoi se Gani Bobi parashikonte që LSI do merrte dy mandate në Fier, edhe pse kryetari i LSI pati ironizuar sondazhet e Gani Bobit duke thënë se ato janë masturbime të Berishës. Prifti tha se i kishte thënë Berishës që t’i ruante votat dhe ai i ruajti votat.
“PS është një pjesë e të majtës, pjesa tjetër është në pushtet dhe do të jetë e majtë dhe gjatë kohës që është në pushtet. Ne jemi socialistë, do të mbetemi socialistë, do punojmë për socialistët edhe gjatë kohës që jemi në pushtet. Do të mundohemi të gjejmë sa më shumë hapësira punësimi për ata që na kanë mbështetur, por edhe ata socialistë që dje s’na kanë mbështetur. Prandaj unë kam përshtypjen që do t’i ruajmë ato vota, ne s’kemi marrë 90 mijë vota, po të hyjmë te pjesa e abuzimeve në këto zgjedhje. LSI ka qenë të paktën 12% në këto zgjedhje. Edhe Gani Bobi, i cili bëri exit-poll, mua në Fier më dha dy mandate”, - tha Prifti
Ju thatë që PS ka bërë një blerje masive votash. Çfarë do të thotë kjo?
Unë mund të them se vetëm në qarkun e Fierit, strukturat e PS kanë hedhur mbi 5 milionë euro për të blerë strukturat e LSI.
Nga dolën këto, se janë euro, s’janë arra...?!
Po deshe i llogarisim bashkë. Unë po të them që kam fakte, që kam prova dhe kam dëshmitarë që zoti Ruçi me njerëz të tjerë të PS ka shkuar dhe është takuar me çdo kryetar organizate të LSI. Pa diskutim ata që kemi ne kryetar bashkish apo komunash, pra deri në nivel kryetar organizatash, pra një njeri që mbulon një fshat për LSI, mbulon një qendër votimi dhe janë 488 brenda atij qarku. Dhe secilit nga kryetarët e organizatave tona i është ofruar 5 milionë lek të vjetra shqiptare për të punuar për PS në ato zgjedhje. Llogariti 5 milionë lekë për 500 qendra votimi, janë mbi 2.5 milionë euro të hedhura vetëm për organizatat e LSI. Mos harro që PS na bleu dy ditë pasi kishim regjistruar emrat e kandidatëve në KQZ, kryetarin e Bashkisë Lushnjë. Mbi 1 milion euro ka marrë ai person për të ikur nga LSI te PS. I bën presion edhe me disa kaseta që ia kanë kapur në motelet e Tiranës, e detyruan edhe me para, edhe me kërcënime mafioze si ata që dinë t’i bëjnë ata, të largohen nga LSI. Na blenë dy kandidatë. Dy kandidatët e Lushnjës janë blerë nga LSI vetëm dy ditë pasi ne kishim dorëzuar listën në KQZ. Është hedhur para e paparë kundër strukturave tona. Të japësh 5 milionë lekë vetëm për një kryetar organizate për një qark, janë vetëm 2.5 milionë euro të hedhura për qarkun e Fierit.
Janë të vërtetuara këto?
Absolutisht unë e ftoj zotin Ruçi të më hedh në gjyq për këto akuza. Dhe të garantoj ty që do t’ia faktoj të gjitha me dëshmitarë të pafund që e kanë takuar atë vetë apo përfaqësues të tjerë të PS dhe i kanë lënë lekët në tavolinë.
Çfarë ka ndodhur realisht?
Nuk flas me papërgjegjshmëri. Flas me gjëra të cilat i kam hequr vetë në kurriz, gjëra të cilat i kam parë vetë, gjëra të cilët m’i kanë thënë vetë njerëzit tanë.
Po juve personalisht ju kanë ofruar pará?
Jo, në asnjë rast.
As pas deklarimit të votës në favor të PD?
Jo. Nuk afrohen dot tek unë se kam idenë që e dinë kokën time, e dinë bindjen time, tentativa kanë bërë, por jo deri këtu.
Ju thatë që vota juaj po shpërdorohej deri në momentin që ju komunikuat me zotin Berisha... Si ka ndodhur realisht ngjarja?
Në fakt që nga kutia e parë që është numëruar në qarkun e Fierit, deri tek e fundit, asnjëherë nuk është vënë në dyshim mandati personal i imi. Kemi qenë gjithmonë mbi kuotat që na duhej për të marrë një mandat. Që nga kutia e parë deri tek e fundit. Por ashtu siç kemi punuar ne, ashtu siç kemi bërë në krehjen e të gjithë votuesve, ne parashikonim të paktën të merrnim rreth 25 mijë vota në atë qark. Unë në fillim mendova që ne nuk po na votonin. Thashë na kanë gënjyer dhe nuk po na japin votat. Pastaj u afrova në disa nga qendrat e numërimit, jam afruar vetë për të parë procesin nga farë dhe kur pashë se çfarë bëhej në qendrat e numërimit, atëherë kuptova që po ndodhte një masakër me votat e LSI. Në tri raste, unë duke qenë prezent aty dhe shikoja numërimin e votave te kamera, unë po i numëroja vetë. Kur u deklaruan votat në fund, u deklarua jo ajo shifër që kisha llogaritur unë gjatë procesit të shfaqjes së tyre në kamera. E kam detyruar në mënyrë të dhunshme, kur them me dhunë, me të bërtitura, jo me edukatë, për t’i numëruar ato kuti votimi dhe çfarë ka ndodhur? Në të tri kutitë e votimit ne kemi marrë trefishin e votave që kishin llogaritur në numërimin e parë. Për fat, nuk i lejova që të shkruheshin në procesverbal, por kërkova rinumërim pa u plotësuar vetëm në 3 qendra votimi, në disa të tjera u plotësua dhe s’kisha çfarë t’i bëja fare. Por të deklarojnë 4 vota dhe në rinumërim të dalin 20, të deklarojnë 40 dhe në rinumërim dalin mbi 130 vota.
Përse kontaktuat me zotin Berisha, kur dhe ai mund të kishte dorë...?
Po sepse pashë një skenar që luhej nga komisionarët e PS.
Si e kuptuat këtë, sepse komisionarët ishin të të dyja palëve...?
I pashë se si vepronim. Sigurisht votat tona ndaheshin te të dyja partitë. Vota e LSI hidheshin edhe tek PD dhe te PS. Por rolin aktiv për ta bërë këtë gjë e kishin komisionarët e PS. E pashë, pastaj u detyrova të ndërmerrja një vendim taktik. Bëra një deklaratë publike për të tërhequr të paktën njërën nga palët për ta bërë aleate. Thashë vota ime nuk do të jetë për Edi Ramën. Vetëm 1 minutë pasi kam dalë nga studio ku bëra deklaratën më ka telefonuar zoti Berisha. Më ka telefonuar dhe më ka thënë je ankuar në televizion për gjërat që po të ndodhin në Fier. I thashë, po më vjedhin votat. PS bashkë me PD, pasi PD nuk po i mbron, po preferon që të ndahen votat tona. Çfarë do prej meje më tha. I thashë, të lutem shumë dua vetëm mbrojtjen e votave të mia dhe s’dua asgjë tjetër. Dhe, për 10 minuta jam rikthyer tek qendra e numërimit dhe më kanë ardhur dy komisionarë nga PD, dhe më kanë treguar celularin me sms të marrë nga Sokol Olldashi, ruani votat e LSI, njëlloj si votat e PD. Për fat, pas atij momenti, unë kam bindjen që në një pjesë të mirë të qendrave të votimit, të numërimit, pra janë ruajtur votat tona. Pasi edhe mandati im mund të ishte i diskutueshëm.
Ju mendoni që nëse votat do të ishin numër në rregull sipas jush, do të kishte më shumë mandate LSI?
Të paktën do të kishte dy mandate. Në qarkun e Fierit.
Flas në rang vendi....
Ne na kanë vjedhur vota në Shkodër, ku edhe atje mund të kishim një mandat. Na kanë vjedhur në mënyrë të jashtëzakonshme në Elbasan, ku ne për 600-700 vota nuk kemi marrë një mandat dhe s’e kapi dot mandatin për shumë pak vota. Të paktën nga biseda që kam bërë unë me atë që drejtoi fushatën tonë në qarkun e Elbasanit, më tha, si nuk më the mua të njihnim të njëjtën strategji, të paktën të kisha aleancë PD që të më ruanin votat. Janë vjedhur votat në mënyrë të tmerrshme.
Ka komente që në qarkun e Tiranës, pas daljes së zotit Meta deputet, pati një orientim të Partisë Socialiste që të numëroheshin votat e LSI dhe të mbroheshin ato...
Nuk e besoj.
Pra, është informacion i rremë sipas jush?
Unë s’e kam këtë informacion që më thoni ju.