Diplomatët e BE-së: Brenda 6 muajve heqim vizat me Shqipërinë
Ministri Basha, bashkë me diplomatët e Francës dhe Holandës, vëzhgojnë në Qafë-Thanë sistemin TIMS
Diplomatët e BE-së, të akredituar në Tiranë vlerësojnë përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, gjë e cila do t’i mundësojë Shqipërisë heqjen e vizave brenda 6 muajve. Ambasadorja e Francës, Maryse Daviet, dhe ambasadori i Holandës, Henk Van den Dool, të shoqëruar dje nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, vëzhguan pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës për të parë ndërlidhjen e sistemit TIMS me atë MEMEX me bazën e të dhënave të Interpolit. Diplomatët shprehën besimin për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë në mesin e vitit të ardhshëm. “Çdo shqiptar do të përfitojë nga procesi i liberalizimit të vizave dhe ne presim të bëhen së shpejti hapa konkretë. Shpresojmë që liberalizimi i vizave të arrihet në mesin e verës së vitit të ardhshëm”, - u shpreh ambasadorja franceze znj. Maryse Daviet. Ashtu si ambasadorja franceze Daviet edhe ambasadori holandez Van den Dool, vuri në dukje progresin e arritur nga Shqipëria dhe përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave në fushën e sigurisë së dokumenteve dhe menaxhimit të integruar të kufijve. “Ajo që ne shpresojmë, është që misioni i Komisionit Evropian të konstatojë këtë progres dhe të japë sa më shpejt mbështetjen e tij për liberalizimin e vizave”, - deklaroi ambasadori holandez Henk Van den Dool. Në fokus të vëzhgimit të djeshëm ishte dhe funksionimi i lexuesve optike të pasaportave biometrike si dhe bashkëpunimi i shërbimeve të ngritura në kufi, si ai i Antidrogës, Policia Kufitare, Dogana e të tjera. Ministri Basha vuri në dukje se Shqipëria për sa u takon pasaportave biometrike është përpara vendeve të tjera të Bashkimit Evropian. “E rëndësishme është që ne po ecim përpara me kriteret dhe besoj se me këtë verifikim do të jepen rezultatet e duhura brenda 6-mujorit të parë të vitit që vjen”, - u shpreh ministri Basha. Kurse ambasadori Van den Dool shprehu kënaqësinë që progresi në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave ka qenë i dukshëm dhe i shpejtë si në fushën e dokumenteve të sigurta të udhëtimit edhe në fushën e sigurisë së kufijve. Mbresëlënëse e përkufizuan ambasadorja franceze dhe ambasadori holandez përshtypjen e tyre për funksionimin e sistemeve të kontrollit kufitar në këtë pikë të kalimit kufitar. Ambasadorja Daviet vlerësoi se është bërë një progres i shpejtë në fushën e menaxhimit të integruar të kufijve që është një çështje kyçe për liberalizimin e vizave. Ambasadori Van den Dool shprehu kënaqësinë që progresi në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave ka qenë i dukshëm dhe i shpejtë si në fushën e dokumenteve të sigurta të udhëtimit edhe në fushën e sigurisë së kufijve. Ministri i Brendshëm Basha siguroi të dy ambasadorët se të njëjtën situatë mund të gjejnë në të 26 pikat e kalimit kufitar. Basha theksoi se “një rol të veçantë në përmbushjen e kritereve kanë pasaportat biometrike për të cilat Shqipëria po ecën me hapa jashtëzakonisht të mëdhenj përpara dhe me praktikën më të mirë evropiane e në këtë aspekt përmendi faktin se pikërisht në koncesionarin e prodhimit të dokumenteve të identitetit operon një kompani prestigjioze franceze “Sagem”, ndërkohë që pasaportat prodhohen nga një kompani holandeze. Shqipëria, sa i përket kohës që kur ka nisur lëshimin e pasaportave biometrike, por edhe për sa i përket ecurisë, është përpara edhe në raport me vendet e tjera të Bashkimit Evropian, sepse gjatë këtij takimi u informova nga të dy ambasadorët se vendet e tyre respektive kanë nisur prodhimin e pasaportave biometrike vetëm para pak muajsh. E rëndësishme është që ne po ecim përpara me kriteret dhe besoj se në këtë drejtim, verifikimi që pritet nga Komisioni Evropian do të japë rezultatet e duhura për të arritur heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë brenda 6-mujorit të parë të vitit që vjen”, - deklaroi ministri i Brendshëm Basha.