E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Takimet e Berishës për presidentin e ri, teatër

Share

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me takimet që Berisha ka nisur për presidentin e ri. Sipas Ramës, këto takime janë një teatër dhe për këtë arsye PS nuk bëhet pjesë e tyre. Rama u shpreh se PS është e gatshme të takohet me Berishën, vetëm kur ky të jetë gati.

Që kryeministri të bëjë teatër me takimet për Presidentin e ri është zgjedhja e tij, por të flasë për besimin tim te njerëzit e mi është turpi i tij! Kryeministri mund të takojë të tjerët për teatrin e tij, jo Partinë Socialiste. Nëse do negociata me ne, duhet të biem dakord paraprakisht për modalitetet. E kam ftuar Berishën zyrtarisht javë më parë, ka refuzuar të përgjigjet zyrtarisht siç i takon. PS është gati të dialogojë e negociojë kur kryeministri të jetë gati, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›