Shkup, qeveria ul akcizat per automjetet
SHKUP- Qeria vendosi që t'i ulë akcizat e automjeteve të vjetra dhe 90 për qind per ato të rejat dhe konfirmoi model të ri për llogaritjen e këtij tatimi i cili bazohet në vlerën e automjeteve, në vend të kubikazhit të motorrit, informoi dje në një konference për shtyp nënkryministri dhe ministri i Financave Zoran Stavreski.Sipas modelit të ofruar për përllogaritje, automjetet me vlerë ë fakturës deri në 3.000 euro janë plotësisht të liruara nga pagimi i akcizave. Për të gjitha automjetet e rinj në 6.000 euro akciza është deri në 90 euro. Ulja e akcizave lëviz nga 50 deri në 500 euro, në varësi të vlerës së automjeteve, ndërsa rritje ka për akcizat në rreth 10 për qind nga automjetet që ndodhen në kategorinë më lukzoze. Për automjetet me vlerë të faturës prej 25.000 deri 30.000 euro do të paguhet me nga 15,5 për qind akcizë ose 4.650 euro, ndërsa mbi 30.000 kjo arrin 18 për qind ose 6.300 euro.Ndryshimet ligjore për uljen e akcizave do të paraqiten në Kuvend javën e ardhshme dhe do të hynë në fuqi pasi që të miratohet, për një periudhë prej rreth 20 ditësh, paralajmëroi ministri i Financave.(s.g/Mia/BalkanWeb)