E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nuk votojmë pro Palestinës

Në mbledhjen e grupit, Berisha, megjithatë se palestinezët janë të frustruar dhe kanë derdhur shumë sakrifica.

“Kombi hebre dhe kombi palestinez janë dy kombe mik. Ne mbështesim të drejtën e shtetit palestinez për një shtet të pavarur. Por ne besojmë që është edhe në interesin e palestinezëve për paqen në tërësi zgjidhja me dialog dhe bisedime. Udhëheqja ka arsye për të qenë e frustruar. Sakrificat e tyre janë lumenj. Burra dhe gra kanë nevojë jetike për një zgjidhje të qëndrueshme. Ky konflikt, është më kompleks. Presidenti Obama ka parashtruar një platformë. Natyrisht as presidenti Obama dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe asnjë qeveri tjetër nuk mund të zëvendësojë domosdoshmërinë jetike të dialogut midis këtyre dy vendeve”, tha Berisha.

Sipas tij, “Obama e bëri të qartë se qeveria e tij do të vendosë veton në Këshillin e Sigurimit ndaj kësaj rezolute që paraqitet në mënyrë të njëanshme. Përgjegjës kryesor për sigurinë në botë janë SHBA-të. Qeveria shqiptare ka votuar dhe do të votojë me aleatin e saj të madh për të gjitha problemet. Ndaj dhe ne nuk mund të votojmë për këtë rezolutë. Fakti që pas depozitimit të saj, KUARTETI, SHBA, BE-ja Rusia dhe OKB-ja, që kanë përfaqësues ish-kryeministrin Bler, ja dolën të lëshojnë një deklaratë të përbashkët, që përmban një “hartë rruge” për të finalizuar procesin brenda vitit 2012”.

“Unë uroj që presidenti Abass të pranojë këtë dokument, sepse përpjekjet për të shtyrë procesin janë dialogu direkt dhe roli i Shteteve të Bashkuara dhe faktorëve të tjerë të KUARTETIT nuk janë për t’u kthyer. Jam i bindur se qëndrimi im është i drejtë dhe ky qëndrim që merr në konsideratë miqësinë dhe bashkëpunimin që shqiptarët kanë me këto dy kombe. Do të kishte qenë e drejtë se ata që firmosën rezolutën do të njihnin automatikisht shtetin e Izraelin. Njohja e Izraelit për ne është e palëkundshme. Janë jo të paktë ata nazist të kohës së sotme që flasin për fshirje të Izraelit nga faqja e dheut”, shtoi Berisha.

Berisha: Tu japim shpresë brezave të ardhshëm

Tiranë – Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar, tha se nuk duhet t’i humbim shpresat brezave që vijnë. Duke bërë një ekspoze të takimeve në Nju Jork në kuadër të takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Berisha tha se kishte informuar mbi zhvillimin e ekonomisë shqiptare.

Ai përmendi këtu rritjen e eksporteve shqiptare si dhe zhvillimin e teknologjisë së informacionit. “Ne kemi shansin historik të mësojmë nga gabimet e tjera, ndaj kemi shansin si asnjë vend tjetër të bëhemi një superfuqi e vogël energjetike për energjinë e rinovueshme”, tha kryeministri.

Ai shtoi se “një nga problemet më madhore të kësaj epoke është ndryshimi i klimës. Kjo rrugë që ndjekim është një kontribut modest për ruajtjen e klimës, por një drejtim tjetër i politikës së zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit është pyllëzimi. Tre vite më parë, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, mori nismën për mbjelljen e 3 miliardë drurëve. Unë e informova ata se Shqipëria do të bëjë detyrën e vet në këtë drejtim. Shqipëria do të mbjellë 250 milionë dru frutorë”. /Start/

                                                                                             2011-09-26 14:15
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›