E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, përfundojnë masat e sigurisë për 10 shkolla

Nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku,  ishte sot për të parë përfundimin e punimeve në shkollën “Vasil Shanto” në Tiranë.

Nxënësit e kësaj shkolle kanë qenë deri më tani shumë të ekspozuar ndaj rrezikut të trafikut të makinave. Bashkia e Tiranës e ka prioritet sigurinë e fëmijëve dhe të nxënësve. Kemi ndërhyrë në mënyrë energjike dhe deri tani janë 10 shkolla në Tiranë me infrastrukturë të re të sigurisë, që janë kangjellat mbrojtëse, vijëzimet dhe sinjalistika. Shumë shpejt, këto masa sigurie do t’i kenë edhe 36 shkolla të tjera në kryeqytet”, theksoi ajo.

Shkollat ku janë vendosur masat mbrojtëse janë “Skender Caci”, “Shkolla e Kuqe”, “Bajram Curri”, “4 dëshmorët”, “1 maji”, “Pjeter Budi”, “Cajupi”, “Partizani”, “Ahmet Gashi”, dhe “Vasil Shanto”. Bashkia e Tiranës do të vendosë shumë shpejt të njëjtat masa sigurie në të gjithë shkollat e qytetit. /Start/

                                                                                             2011-09-26 15:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›