E Diel, 1 Nëntor 2026

Malësi e Madhe, krim brenda familjes, babai vret djalin

Burime nga Policia bëjnë  të ditur se një ngjarje e rëndë ka tronditur Malësinë e Madhe mesditën e sotme, ku babai ka vrarë me armë zjarri, djalin e tij. Krimi brenda familjes goditi sërish veriun e vendit. 27- vjeçari Edmond Lulaj ka mbetur viktimë e kësaj ngjarje të rëndë, kur i ati i tij Marash Lulaj e ka goditur për vdekje.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj, ndërkohë që ka vënë në pranga shtetasin Marash Lulajn, i cili dyshohet për vrasjen e 27-vjeçarit. Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›