E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Berisha nuk e do integrimin në BE

Kreu i PS për Tiranës Sajmir Tahiri në një deklaratë për shtyp nga selia Rozë akuzoi kryeministrin Berisha se nuk e do integrimin e vendit, pasi opozita ka bërë një propozim shumë të qartë dhe nuk po merr përgjigjen e duhur.

Kryeministri Berisha flet dy orë a thua nuk i ka dalë pija. PS ka bërë një propozim të qartë për integrimin e vendit, por është e qartë se Berisha nuk e do integrimin e vendit,- deklaroi Tahiri. Ai  shprehu vendosmërinë e Partisë Socialiste për të plotësuar gjithë rekomandimet e OSBE/ODIHR, në mënyrë që vendi të integrohet në familjen e madhe Evropiane.

Ne jemi të vendosur për ta larguar Shqipërinë nga zullumet dhe për të ofruar rekomandimet Evropiane dhe jemi të gatshëm të japin gjithë pasionin tonë për integrimin e vendi- theksoi Tahiri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›