E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, PK i hap dyert kapitalistit më të madh

Njeriu më i pasur i Kinës do të jetë në strukturat drejtuese të Partisë Komuniste. Në fakt, bëhet fjalë për një zhvillim të pazakontë, pasi Liang Wengen bëhet i pari kapitalist i një grupi privat që bëhet pjesë e Komitetit Qendror të partisë. Disa prej  industrialistëve si Haier Zhang Ruimin dhe Li Yi, të cilët janë aktualisht pjesë e Komitetit Qendror, drejtojnë ndërmarrjet gjigante në pronësi të shtetit.

Liang Wengen, 57 vjeç, është themelues i Sany Group, i pari në klasifikimin e revistës FORBES përnjerëzit më të pasur në Kinë. Pasuria e tij llogaritet të jetë rreth 10 miliardë dollarë.

Revista Time Weekly, e publikuar në Guangzhou, në jug të Kinës, thekson se emërimi i Liang në Komitetin Qendror është bërë javën e kaluar nga Departamenti Organizativ i Partisë Komuniste.

Sipas të përditshmes së Singaporit “Linha Zaobao”, themeluesi i Sany Group do të zgjidhet si anëtar i Komitetit Qendror në kongresin e ardhshëm të partisë, i cili do të mbahet në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›