E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviç: Në Bruksel do të diskutohen pikat kufitare

Shefi i ekipit negociator serb në dialogun me Kosovën, Borislav Stefanoviç, deklaroi për mediat se në dy ditët e ardhshme në Bruksel do të diskutohet çështja e pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, që gjenden në veri të Kosovës.

Mendoj se ne po shkojmë drejt një rezultati pozitiv në lidhje me kërkesën tonë për të biseduar për Jarinën dhe Bërnjakun,  tha Stefanoviç, i cili dha arsyet se pse nuk do të flitet me Prishtinën për këtë çështje.

Nuk do të flasim me Prishtinën, sepse Prishtina tha edhe publikisht se nuk dëshiron të flasë për këto çështje. Supozoj se ata nuk janë përgjegjës për të folur për portat në Jarinë dhe Bërnjak, tha Stefanoviç.

Nesër dhe pasnesër, më 27 dhe 28 shtator, në Bruksel do të zhvillohet raundi i ardhshëm i dialogut mes Prishtinës e Beogradit, ku është parashikuar që të diskutohet energjia, telekomunikacioni dhe pjesëmarrja e Kosovës në forumet rajonale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›