"Ne Itali studiojne mbi 20 mije studente, jane integruar"
Kreu i diplomacise italiane, Franko Fratini, duke folur per marredheniet me Shqiperine, theksoi se "jo shumekush eshte ne dijeni te faktit qe ne Itali, studiojne rreth 20 mije studente shqiptare ne universitete, te cilet jane integruar me se miri dhe perbejne komunitetin e pare te studenteve te huaj ne Itali". "Dhe do te doja te theksoja faktin se kjo pranvere italo-shqiptare, me aktivitete dhe veprimtari qe po zhvillohen, eshte nje nisme qe konfirmon me tej miqesine e jashtezakonshme qe ekziston midis dy vendeve tona, cka ve ne pah gjithashtu faktin se Italia ze vendin e pare, partnerin e pare te Shqiperise per sa i perket marredhenieve ekonomike, tregtare, shoqerore, por gjithashtu ze vendin e pare edhe per sa i perket marredhenieve ne aspektin apo spektrin evropian", u shpreh ministri i Jashtem i Italise, ne konferencen e perbashket me homologun e tij shqiptar. Fratini premtoi se do te punoje fuqishem dhe ne menyre te favorshme per sa i perket edhe nje marreveshjeje te mundshme per te perfaqesuar Shqiperine, pra nepermjet Italise, ne ato vende ku ajo nuk eshte e pranishme, pra ne vende te tjera te botes, ku ajo nuk eshte e pranishme nepermjet perfaqesive diplomatike apo sherbimeve konsullore.