E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: OK për centralet bërthamore që do Berluskoni

Kryeministri ynë, Sali Berisha ka dhënë një intervistë në gazetën Italiane Corriere della Serra. Në këtë intervistë ai është shprehur se është i gatshëm të ndërtojë centrale bërthamore me qëllim furnizimin e Italisë me energji.

Tirana – Zoti Berisha, a është e gatshme Shqipëria të ndërtojë centralet bërthamore që do Berluskoni?

Vendimi im është që shqiptarëve të mos ju hiqet mundësia nga ky potencial i madh energjetik siç është energjia nukleare. Më ekonomike, më e pastër. Mungon vetëm kuadri normativ, dhe ne jemi duke punuar për këtë me Agjencinë Atomike në Vienë. Projekti është përpara. Sapo të jetë gati, qëllimi ynë do të jetë rënia dakord me vendet afër, dhe Italia është e para. Së bashku me qeverinë e Romës do të financojmë një impiant i cili do të ndërtohet në Shqipëri. Dhe nëse kjo nuk do të jetë e mundur, do të kërkojmë ndihmën e sektorit privat për të studiuar tregun ballkanik dhe italian.

Disa javë më parë, Tremonti ka thënë se Shqipëria është një zgjidhje e mundshme. A është e vërtet se është përcaktuar një vend në Durrës?

Vendi ynë është i hapur për energjinë atomike. I hapur për këdo. Nuk kam folur akoma me qeverinë italiane, pasi qeveria e mëparshme ishte anti energjisë nukleare. Përkundrazi me Berluskonin ndryshon cdo gjë. Një grup italian ka ardhur për të diskutuar mundësinë e një centrali në Shqipëri. Por nuk e kemi vendosur akoma vendin. Dimë vetëm që do të bëhet.

Vazhdon...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›